Në epokën e re, të kursyerit para shkon përtej kuptimit tradicional të të vënit “lekë mënjanë”. Tanimë, të qenit një kursimtar i mirë, shkon tok me edukimin financiar: të qenit njohës i mirë i kushteve që ofrojnë bankat sa u takon depozitave.
Depozitat ndahen në dy lloje: me afat dhe pa afat. Ndërsa depozitat pa afat ju mundësojnë fleksibilitet në tërheqje, depozitat me afat sugjerohen si një mënyrë më e mirë për të kursyer. Afati ju ndihmon të mos i shpenzoni fondet përpara kohës që i keni vënë si qëllim vetes të kurseni, teksa përgjithësisht, depozitat me afat ofrojnë norma më të larta interesi, duke siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për kursimet tuaja.
Depozitat me afat ndërthurin kohëzgjatje të ndryshme, me norma dhe frekuenca të ndryshme të kthimit të interesit.
Krahas kushteve të përshtatshme, siguria është një faktor kyç që ndikon në përzgjedhjen e institucionit financiar të cilit do t’ia besojmë kursimet tona dhe kthimin e investimit. Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron sigurinë e një institucioni financiar që është pjesë e një grupi me përvojë dhe prestigj ndërkombëtar dhe njëherësh një pafundësi kombinimesh të kushteve të depozitave.
Por, si t’i përzgjidhni më së miri këto kushte? Ju vijmë në ndihmë me disa FAQs (përgjigje për pyetje të zakonshme) mbi kushtet e depozitave.
Depozitë afatgjatë apo afatshkurtër?
Ndërsa depozitat afatshkurtëra ju lejojnë t’i tërhiqni fondet më shpejt, në përgjithësi depozitat afatgjata ofrojnë norma më të favorshme interesi. Sa më i gjatë kursimi, aq më i mirë kthimi.
Interesat janë të qëndrueshme, apo mund të ndryshojnë me kalimin e kohës?
Ka edhe depozita që ofrojnë rritje progresive të interesit. Depozitat afatgjata janë zgjedhja e duhur për ata që kërkojnë interes progresiv. Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron depozita 5 dhe 7-vjeçare me norma interesi që rriten me kalimin e viteve, duke ju mundësuar përfitime më të larta.
Si paguhet interesi i depozitës?
Varësisht llojit të depozitës, interesi mund të paguhet në kohë të ndryshme. Depozita Stafetë në Intesa Sanpaolo Bank Albania ju mundëson pagesë të interesit çdo muaj; Depozita 18 dhe 30-mujore ju mundëson pagesë çdo vit, ndërsa për ata që duan ta marrin mbrapsht investimin në fund të afatit, ka një sërë opsionesh të tjera. Ka gjithashtu depozita, si Depozita me Interes të Parapaguar në Intesa Sanpaolo Bank Albania, që ju ofrojnë parapagesë të interesit.
Në cilat valuta mund të hapet një depozitë kursimi me afat?
Banka të ndryshme ofrojnë hapjen e depozitave në monedha të ndryshme. Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron depozita në LEK, EUR, USD dhe GBP, duke ju dhënë mundësinë të zgjidhni valutën që i përshtatet më mirë nevojave tuaja financiare.
Zgjidh afatin dhe normën që të përshtatet dhe vizito degën më të afërt ose faqen zyrtare të Intesa Sanpaolo Bank Albania për të zbuluar më shumë mbi mundësitë e depozitave me afat.