Anabelizim

A gaboi “Big Brother” me publikimin e rrëfimit të Rizartës?

A gaboi “Big Brother” me publikimin e rrëfimit të

Banorja e “Big Brother VIP Albania”, Rizarta Hoxha, u surprizua spektaklin e mbrëmshëm nga takimi me të motrën, por vëmendjen e mori diçka krejt tjetër. E futur në dhomën e surprizave, Ledioni e ftoi që të shihnin një rrëfim të bërë nga ajo, por menjëherë Rezarta u përgjigj duke thënë disa herë “Jo”. E megjithatë, Ledioni tha “Po” dhe klipi u transmetua.

Klipi përmbante një rrëfim të Rizartës që lidhej kryesisht me raportin e saj me të atin, të cilin e përshkruante si një person të ftohtë e madje duke dhënë dhe detaje për të konkretizuar këtë mendim.

Por kjo situatë e krijuar bëri që komentuesit të ndaheshin si zakonisht në dy kampe: Së pari, shumë njerëz theksuan se publikimi i këtij klipi ishte një shkelje e hapur e Kodit Etik të psikologëve që parashikon në mënyrë strike se asnjë rrëfim nuk duhet ndarë me askënd. Së dyti, shumë njerëz “u hodhën” për të gjykuar Rizartën, duke thënë se të tilla detaje familjare nuk duheshin thënë për të mos lënduar askënd.

Fillimisht, çfarë parashikon rregullorja e “BBVA” në të tilla raste?

Paraprakisht vlen të theksohet se “Big Brother” ka rregulla strikte dhe ndonëse ato mund të ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin, disa prej tyre janë pothuajse të njëjta në çdo vend. Bibla e “Big Brother” është sekrete, por në internet qarkullojnë detaje mbi atë që ajo parashikon:

1. Çdo konkurrent nënshkruan një kontratë që i jep producentëve të drejtën t'i portretizojnë ata, historinë e tyre dhe imazhin e tyre në çdo mënyrë që ata e shohin të arsyeshme. Në thelb, banorët humbin çdo kontroll që kanë mbi portretizimin e tyre në TV para se të shkelin në shtëpi.

2. Produksioni ka të drejtën e vetme se çfarë të transmetojë dhe çfarë jo

Deri këtu jemi shumë dakord, tanimë nuk është sekret që në “BBVA” monitorohesh gjithë kohës dhe nuk humbet asnjë detaj. Por mos vallë ky rast nuk është njësoj me të tjerët? Kjo pasi, një tjetër pikë e rregullores parashikon pikërisht këtë:

3. Çdo konsultim me psikologun nuk filmohet apo dëgjohet nga produksioni

Në këtë pikë, duket sikur kemi një përplasje. Rizarta kërkoi të mos transmetohej klipi – një të drejtë që ajo nuk e ka sepse ka firmosur një kontratë ku ka rënë dakord që produksioni ka të drejtën se çfarë të transmetojë dhe çfarë jo – dhe Rizarta që u shpreh se mendoi se ishte në një bisedë me psikologen, gjë të cilën Ledioni u duk se e mohoi.

Gjatë transmetimit të klipit, Rizarta fliste herë pas herë, ndërsa dukej e pakënaqur me atë që po dëgjonte, duke përforcuar faktin se nuk ishte dakord që rrëfimi i saj të bëhej publik. Më tej, pas përfundimit të klipit ajo theksoi se ka menduar gjithë kohës që po fliste me psikologen dhe jo me “dhomën e rrëfimit”, por Ledioni ndërhyri shpejt për t’i thënë se bisedat me psikologen janë të një tjetër natyre.

Pyetja që lind është: Pse Rizarta mendoi se po fliste me psikologen?

Rizarta ka komunikuar shumë herë në dhomën e rrëfimit, çfarë e bëri që këtë herë të mendonte se po fliste me psikologen dhe jo me stafin e produksionit? A ishte keqkuptim nga ana e saj, apo personi përtej murit la të nënkuptuar që ishte psikologia?

A duhej transmetuar apo jo?

Nuk mund të themi nëse ishte keqkuptim i Rizartës apo keqpërdorim i produksionit, por le të themi se “dëmi mund të zhbëhej”, pasi gjatë transmetimit të klipit ajo dukej sikur vazhdimisht kërkonte të ndërpritej.

Megjithatë, situata mbetet ende e paqartë, pasi kemi dy versione: Rizarta që pretendon se ka menduar se po flet me psikologen dhe produksionin, përfaqësuar nga Ledioni, që thotë krejt të kundërtën.

Sidoqoftë, sipas psikologes Ilva Mile vendimi për të publikuar këtë bisedë ishte i gabuar, ja përse:

 “Rrëfimi i Rizartës hedh dritë mbi një traumë të fëmijërisë rreth së cilës nuk flitet mjaftueshëm: neglizhimi emocional. Kur përmendet termi “traumë” kemi tendencën të mendojmë se i referohet gjithmonë ngjarjeve tragjike që trondisin dhe janë të zhurmshme e madhore duke shkundur themelet e mekanizmave që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm emocionalisht, e ndërsa trauma është patjetër edhe kjo, trauma është gjithashtu përqafimet që mungojnë nga njerëzit që duhet të jenë streha më e sigurt për një fëmijë, kritikat e ashpra, injorimi i nevojave emocionale, ftohtësia emocionale në mjedisin familjar dhe mungesa e kultivimit të pranimit dhe dashurisë për veten.

Në një kulturë ku janë të rrënjosura zakonet për respektin ndaj prindërve apo më të mëdhenjve edhe kur këta të fundit mund të jenë të gabuar në qasjen e tyre të prindërimit, ndërgjegjësimi për plagët emocionale që shkakton prindërimi i pashëndetshëm mungon.

Duhet kuptuar që eksplorimi i këtyre plagëve nuk nënkupton fajësimin apo “ndëshkimin” e prindërve për gabimet e tyre: ata bëjnë më të mirën me çfarë i është mësuar. Qëllimi është të kuptohet si prindërimi i metë na ndikon në moshë të rritur dhe çfarë mund të bëhet që këto plagë mos të përcjellohen ndër breza.

E ndërsa rrëfimi i Rizartës është tejet ndërgjegjësues, e ndjej detyrim të theksoj se duhet të jetë gjithmonë e drejta e personit të vendosë nëse një rrëfim dëshiron ta ndajë me një miliard shikues apo jo e nëse kjo e drejtë shkelet, me keqardhje e them se është nga e para një mosrepektim I nevojave emocionale, një shkelje e besimit që njerëzve që vijnë nga mjedise familjare të pasigurta emocionalisht mund t’i duhet vite për ta ndërtuar. Dhimbja emocionale dhe përjetimet e fëmijërisë janë personale, intime, të vyera dhe meritojnë të eksplorohen me dhembshuri e kujdes në mjedise të sigurta dhe konfidenciale, jo të përdoren për klikime apo shikueshmëri.

Jam e keqardhur dhe e tejet e revoltuar nëse ajo çfarë dëshmuam është një shkelje e hapur e konfidencialitetit që është parimi më i rëndësishëm në profesionin e psikologut.”, shkruan psikologia Ilva Mile.

Përtej diskutimit, duhet theksuar se neglizhenca emocionale është një fenomen që shumë fëmijë mund ta kenë ndjerë gjatë rritjes së tyre, ndaj mendojmë se nuk ka vend për gjykim mbi rrëfimin e Rizartës edhe nëse ajo do ishte krejtësisht në dijeni mbi publikimin e klipit.

Poll

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Did "Big Brother" make a mistake by publishing Rizarta's confession?

A gaboi “Big Brother” me publikimin e rrëfimit të

"Big Brother VIP Albania" resident Rizarta Hoxha was surprised by her sister's meeting last night, but something else caught her attention. Entering the surprise room, Ledioni invited her to watch a confession made by her, but Rezarta immediately responded by saying "No" several times. And yet, Ledioni said "Yes" and the clip was broadcast.

The clip contained a story by Rizarta that was mainly related to her relationship with her father, whom she described as a cold person and even provided details to substantiate this opinion.

But this situation created caused commentators to divide themselves, as usual, into two camps: First, many people pointed out that the publication of this clip was a clear violation of the Code of Ethics of psychologists, which strictly stipulates that no confession should be shared with anyone. Second, many people "jumped" to judge Rizarta, saying that such family details should not be said in order not to hurt anyone.

First of all, what does the BBVA regulation provide in such cases?

It is worth noting in advance that "Big Brother" has strict rules and although they may vary from one country to another, some of them are almost the same in every country. The "Big Brother" Bible is secret, but details of what it stipulates are circulating on the Internet:

1. Each contestant signs a contract that gives producers the right to portray them, their story, and their image in any way they see fit. Essentially, the housemates lose any control they have over their portrayal on TV before they even step foot in the house.

2. The production has the sole right to decide what to broadcast and what not to broadcast.

So far we are in agreement, it is no secret that at "BBVA" you are monitored all the time and no detail is missed. But isn't this case the same as the others? This is because another point of the regulation provides exactly this:

3. Any consultation with the psychologist is not filmed or heard by the production.

At this point, it seems like we have a clash. Rizarta asked for the clip not to be broadcast – a right she does not have because she signed a contract where she agreed that the production has the right to decide what to broadcast and what not – and Rizarta said that she thought she was in a conversation with the psychologist, which Ledioni seemed to deny.

During the broadcast of the clip, Rizarta spoke again and again, while seeming dissatisfied with what she was hearing, reinforcing the fact that she did not agree with her confession being made public. Further, after the clip ended, she emphasized that she had thought the whole time that she was talking to the psychologist and not to the "confession room", but Ledioni quickly intervened to tell her that conversations with the psychologist are of a different nature.

Pyetja që lind është: Pse Rizarta mendoi se po fliste me psikologen?

Rizarta ka komunikuar shumë herë në dhomën e rrëfimit, çfarë e bëri që këtë herë të mendonte se po fliste me psikologen dhe jo me stafin e produksionit? A ishte keqkuptim nga ana e saj, apo personi përtej murit la të nënkuptuar që ishte psikologia?

A duhej transmetuar apo jo?

Nuk mund të themi nëse ishte keqkuptim i Rizartës apo keqpërdorim i produksionit, por le të themi se “dëmi mund të zhbëhej”, pasi gjatë transmetimit të klipit ajo dukej sikur vazhdimisht kërkonte të ndërpritej.

Megjithatë, situata mbetet ende e paqartë, pasi kemi dy versione: Rizarta që pretendon se ka menduar se po flet me psikologen dhe produksionin, përfaqësuar nga Ledioni, që thotë krejt të kundërtën.

Sidoqoftë, sipas psikologes Ilva Mile vendimi për të publikuar këtë bisedë ishte i gabuar, ja përse:

 “Rrëfimi i Rizartës hedh dritë mbi një traumë të fëmijërisë rreth së cilës nuk flitet mjaftueshëm: neglizhimi emocional. Kur përmendet termi “traumë” kemi tendencën të mendojmë se i referohet gjithmonë ngjarjeve tragjike që trondisin dhe janë të zhurmshme e madhore duke shkundur themelet e mekanizmave që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm emocionalisht, e ndërsa trauma është patjetër edhe kjo, trauma është gjithashtu përqafimet që mungojnë nga njerëzit që duhet të jenë streha më e sigurt për një fëmijë, kritikat e ashpra, injorimi i nevojave emocionale, ftohtësia emocionale në mjedisin familjar dhe mungesa e kultivimit të pranimit dhe dashurisë për veten.

Në një kulturë ku janë të rrënjosura zakonet për respektin ndaj prindërve apo më të mëdhenjve edhe kur këta të fundit mund të jenë të gabuar në qasjen e tyre të prindërimit, ndërgjegjësimi për plagët emocionale që shkakton prindërimi i pashëndetshëm mungon.

Duhet kuptuar që eksplorimi i këtyre plagëve nuk nënkupton fajësimin apo “ndëshkimin” e prindërve për gabimet e tyre: ata bëjnë më të mirën me çfarë i është mësuar. Qëllimi është të kuptohet si prindërimi i metë na ndikon në moshë të rritur dhe çfarë mund të bëhet që këto plagë mos të përcjellohen ndër breza.

E ndërsa rrëfimi i Rizartës është tejet ndërgjegjësues, e ndjej detyrim të theksoj se duhet të jetë gjithmonë e drejta e personit të vendosë nëse një rrëfim dëshiron ta ndajë me një miliard shikues apo jo e nëse kjo e drejtë shkelet, me keqardhje e them se është nga e para një mosrepektim I nevojave emocionale, një shkelje e besimit që njerëzve që vijnë nga mjedise familjare të pasigurta emocionalisht mund t’i duhet vite për ta ndërtuar. Dhimbja emocionale dhe përjetimet e fëmijërisë janë personale, intime, të vyera dhe meritojnë të eksplorohen me dhembshuri e kujdes në mjedise të sigurta dhe konfidenciale, jo të përdoren për klikime apo shikueshmëri.

Jam e keqardhur dhe e tejet e revoltuar nëse ajo çfarë dëshmuam është një shkelje e hapur e konfidencialitetit që është parimi më i rëndësishëm në profesionin e psikologut.”, shkruan psikologia Ilva Mile.

Beyond the discussion, it should be noted that emotional neglect is a phenomenon that many children may have experienced while growing up, so we believe that there is no room for judgment on Rizarta's story even if she were fully aware of the release of the clip.

Poll

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.