Nëse ke dëgjuar ndonjëherë për manifestimin, e di që për ta bërë realitet një dëshirë duhen tre hapa kryesorë: të vendosësh një qëllim, ta vizualizosh dhe të kesh besim se universi do të merret me pjesën tjetër. Por ka një teknikë që thuhet se e përshpejton këtë proces dhe e bën edhe më të fuqishëm që quhet “metoda O”.
Po flasim për një mënyrë manifestimi që lidhet me energjinë seksuale, më saktë, atë të orgazmës. Ideja është që momenti i kulmit është një pikë e fuqishme energjetike dhe nëse në atë çast përqendrohesh te dëshira jote, mund të ndihmojë në realizimin e saj më shpejt.
Si funksionon ”metoda O”?
Procesi është i thjeshtë: cakton një qëllim, e vizualizon atë dhe e mban në mendje ndërsa arrin në kulmin e kënaqësisë. Ky kombinim i energjisë së lartë seksuale dhe përqendrimit mendor besohet se e rrit fuqinë e manifestimit. Disa njerëz zgjedhin të ndezin qirinj apo të meditojnë para seancës për ta bërë eksperiencën më të thellë.
Thuhet se kjo metodë jep rezultate më të shpejta se teknikat e zakonshme të manifestimit, por gjithçka varet nga niveli yt i besimit dhe përqendrimit. Në fund të fundit, pavarësisht metodës, manifestimi kërkon jo vetëm dëshirë, por edhe hapësirën mendore dhe emocionale për ta pritur atë që kërkon.
A funksionon me të vërtetë? Këtë mund ta zbulosh vetëm duke e provuar.
Artikuj të sugjeruar: