Health

Si t’i thuash dikujt që nuk mban erë të mirë (dhe biseda të tjera të sikletshme)

Si t’i thuash dikujt që nuk mban erë të mirë (dhe

Disa biseda janë thjesht të sikletshme. Nuk ka rëndësi sa i sjellshëm je apo sa e gjen fjalën e duhur, do të jetë gjithsesi e pakëndshme t’i thuash dikujt që nuk mban erë të mirë, që flokët i ka shumë të yndyrshëm apo që i duken mbathjet kur përkulet. Po si t’ia dalësh pa e bërë situatën edhe më dramatike?

Mos u nxitoni

Sado që të duket e bezdisshme, ndonjëherë është më mirë të mos flasësh fare. Nëse problemi nuk të shqetëson drejtpërdrejt ose nuk po ndikon në jetën e personit tjetër, ndoshta s’ka nevojë të ndërhysh. Në rastet kur situata përsëritet shpesh dhe po kthehet në problem të vërtetë, atëherë mund ta mendosh ndryshe.

Për shembull, nëse është thjesht një rast i izoluar - si një ditë kur dikush s’ka arritur të lajë flokët - nuk ka pse ta bësh dramatike. Por nëse po ndodh shpesh dhe po krijon një situatë të pakëndshme për të gjithë, ndoshta është koha të hapësh një bisedë.

Gjeje momentin dhe vendin e duhur

Një lajm i tillë nuk duhet komunikuar kurrsesi në një mbledhje, në mes të një grupi njerëzish apo në një festë. Bisedat e sikletshme duhen bërë privatisht dhe në një moment kur as ti dhe as ai/ajo nuk jeni të shpërqendruar apo të stresuar.

Dhe më e rëndësishmja: Mos thuaj kurrë që “të tjerët më kanë thënë se…” Sepse në atë moment, gjithçka që personi do të mendojë është: “Kush e tha? Sa njerëz po flasin për mua?” dhe do të përqendrohet tek kjo, jo tek çfarë po i thua.

Thuaje qartë, shkurt dhe me takt

Kur flet për tema të sikletshme, është e rëndësishme të mos i sillesh rrotull fjalëve aq shumë sa të mos kuptohet fare mesazhi. Në vend që të fillosh me “Nuk e di si ta them këtë, por…”, bëje sa më të drejtpërdrejtë dhe të natyrshme. Për shembull:

• “Nuk e di nëse e ke vënë re, por sot ndjej një aromë të çuditshme dhe mendoj se mund të vijë prej teje.”

• “Më duket sikur nuk po ndihesh mirë kohët e fundit, por vura re që ke ndryshuar mënyrën si kujdesesh për veten. Ka ndonjë arsye?”

Nëse bëhet fjalë për një koleg që veshje nuk i përshtaten vendit të punës, mund të thuash:

• “Ndoshta s’e ke menduar, por mendoj se veshja jote mund të ndikojë te mënyra si të shohin të tjerët profesionalisht.”

Gjithmonë mbaje tonin miqësor dhe mos e bëj të ndihet keq më shumë seç duhet.

Jepi hapësirë të reagojë

Kur i thuhet dikujt diçka e sikletshme, shpesh reagimi i parë është mohimi, mbrojtja apo shmangia e temës. Nëse ndodh kjo, mos e humb qetësinë dhe mos e zgjas shumë debatin. Nëse personi ka një arsye të vlefshme - për shembull, një problem shëndetësor - dëgjoje me vëmendje. Nëse jo, ndonjëherë është më mirë të mos debatosh dhe t’i japësh kohë të reflektojë vetë.

Po sikur dikush të ta thotë ty?

Nëse je në anën tjetër dhe dikush të thotë që diçka s’po shkon me higjienën apo pamjen tënde, është normale të ndihesh në siklet, i lënduar apo edhe i zemëruar. Por në vend që të reagosh menjëherë, merr pak kohë për ta përpunuar. Nëse ndihesh keq, largohu pak, merr frymë thellë, pi një çaj dhe rikthehu në bisedë me një mendje të qetë.

Nëse e mendon dhe kupton që personi ka të drejtë, mund të thuash thjesht: “Faleminderit që më tregove.” Nëse nuk je dakord, të paktën e ke shmangur një debat të panevojshëm.

Në fund të ditës, qëllimi i këtyre bisedave nuk është të vësh dikë në siklet, por të ndihmosh pa e bërë situatën më të keqe seç është. Prandaj, bëje me takt, me mirëkuptim dhe mbi të gjitha, vetëm kur është vërtet e nevojshme.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How to Tell Someone They Don't Smell Good (and Other Awkward Conversations)

Si t’i thuash dikujt që nuk mban erë të mirë (dhe

Some conversations are just plain awkward. No matter how polite you are or how well-spoken you are, it's still going to be awkward to tell someone that they don't smell good, that their hair is too greasy, or that their underwear is visible when they bend over. So how do you handle it without making the situation even more dramatic?

Don't rush.

As annoying as it may seem, sometimes it's best not to talk at all. If the problem doesn't directly affect you or isn't affecting the other person's life, there's probably no need to intervene. If the situation is recurring and becoming a real problem, then you might want to think differently.

For example, if it's just an isolated incident—like one day when someone didn't get around to washing their hair—there's no need to make a big deal out of it. But if it's happening frequently and creating an uncomfortable situation for everyone, it might be time to have a conversation.

Find the right moment and place.

Such news should never be communicated in a meeting, among a group of people, or at a party. Awkward conversations should be had privately and at a time when neither you nor he/she is distracted or stressed.

And most importantly: Never say that “others have told me that…” Because at that moment, all the person will think is: “Who said that? How many people are talking about me?” and they will focus on that, not on what you are telling them.

Say it clearly, briefly, and tactfully.

When talking about awkward topics, it's important not to beat around the bush so much that the message is completely lost. Instead of starting with "I don't know how to say this, but...", make it as direct and natural as possible. For example:

• “I don't know if you've noticed, but I smell a strange scent today and I think it might be coming from you.”

• “It seems like you haven’t been feeling well lately, but I’ve noticed that you’ve changed the way you take care of yourself. Is there a reason?”

If it's a colleague whose clothing doesn't suit the workplace, you can say:

• “You may not have thought about it, but I think your clothing can affect how others view you professionally.”

Always keep your tone friendly and don't make him feel worse than necessary.

Give them space to react.

When someone is told something embarrassing, the first reaction is often denial, defensiveness, or avoidance. If this happens, stay calm and don't prolong the discussion. If the person has a valid reason—for example, a health problem—listen carefully. If not, sometimes it's best to not argue and give them time to think things through.

What if someone tells you?

If you're on the other end and someone tells you that something is wrong with your hygiene or appearance, it's normal to feel embarrassed, hurt, or even angry. But instead of reacting immediately, take some time to process it. If you're feeling down, step away for a moment, take a deep breath, have a cup of tea, and come back to the conversation with a calm mind.

If you think about it and realize that the person is right, you can simply say, “Thanks for telling me.” If you disagree, at least you've avoided an unnecessary debate.

At the end of the day, the goal of these conversations is not to embarrass someone, but to help without making the situation worse than it already is. So do it tactfully, with understanding, and above all, only when it's truly necessary.