
Bota i tha “lamtumirë” vitit 2023, për të mirëpritur një kapitull të ri, atë të 2024-ës. Si u festua nata e ndërrimit të viteve në vende të ndryshme të botës.

Në Tiranë, nata e ndërrimit të viteve u prit me një spektakël fishekzjarresh, ku qindra qytetarë u bën bashkë për të shijuar atmosferën. Veç fishekzjarreve, disa artistë të njohur u ngjitën në skenë për të performuar disa nga hitet e tyre më të njohura.

Australia ishte ndër vendet e para që mirëpriti vitin 2024. Ndërrimi i viteve u prit me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh në portin e Sydney-t.

Në Indi disa persona zgjodhën ta prisnin 2024-ën në një gjendje paqeje të brendshme, ndërsa meditonin në një tempull afër Ahmedabadit.

Në Kinë u lëshuan balona për të festuar ardhjen e vitit 2024 në Nanjing.

Në Pekin, turistët ndaluan për të fotografuar lindjen e parë të diellit nga Muri i Madh.

Në Shangai, një burrë dogji letra në temjan me shkopinj, ndërsa lutej për fat në tempullin budist Jing'an.

Dritat ndezën Harkun e Triumfit në Paris, ndërsa qyteti përgatitet për vitin Olimpik.

Fishekzjarret shpërthyen mbi Portën e Brandenburgut në mesnatë në Berlin, ndërsa në qytet u regjistruan disa raste dhune mes qytetarëve që kishin dalë për të festuar.

Në tempullin Wat Bang Na Nai në Bangkok, njerëzit u shtrinë brenda arkivoleve, si një ritual që besohet se i shpëton ata nga fati i keq përmes një ceremonie ringjalljeje.

Njerëzit kryejnë stërvitje gjatë lindjes së diellit në ditën e parë të vitit të ri në Sana'a, Jemen.

Në Londër u ndezën mijëra fishekzjarre, teksa 100 mijë njerëz u mblodhën për të parë këtë spektakël.

Një vallëzim tradicional mes zjarrit në shkretëtirën Lompoul në Senegal.

Një traditë e vjetër kjo, në Romë çdo natë të ndërrimit të viteve një person zhytet në ujërat e lumit Tiber në urën Cavour.

Reperi LL Cool J ishte ndër artistët që performoi në spektaklin e Vitit të Ri në Times Square, New York.
Burimi: BBC