Si jetojmë

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na bëjnë mirë të gjithëve

Shkruar nga Anabel

14 Mars 2025

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

Sa më shumë të rritesh, aq më shumë e kupton se moshimi me të vërtetë rrit mençurinë e njeriut dhe gjyshërit tanë kanë pasur të drejtë për shumë gjëra gjatë gjithë kohës. Këtu janë disa nga "zakonet e të moshuarve" që njerëzit më të rinj kanë vendosur në jetët e tyre dhe betohen se e kanë bërë atë më të mirë.

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

1. "Nuk mund të vesh dot gjë tjetër përveçse këpucë komode. Unë vesh vetëm këpucë që më ndihmojnë të ndihem më rehat, pavarësisht se si duken. Nuk mund të vendos rehatinë dhe shëndetin e thembrave të mia të gjora përpara të dukurit mirë me një palë këpucë të parehatshme."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

2. "Laj enët teksa jam duke gatuar. Në këtë mënyrë nuk ka shumë gjëra për të pastruar pasi të kem mbaruar së ngrëni."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

3. "Unë shmang oraret e pikut të trafikut me sa të mundem. Sigurohem që të jem në shtëpi para orës 15:00 që të mund të shmang çmendurinë e trafikut dhe stresit të paparë që të shoqëron me të!"

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

4. "Shtëpia ime është e mbushur me foto familjare, kujtime personale dhe sende që kanë kuptim për mua. Është shumë më komode dhe kuptimplotë kur shikoj përreth. Më pëlqen kështu!"

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

5. "Xhepa. Unë nuk blej asgjë pa xhepa. Pse të mbaj një çantë të mbushur me gjëra që të rëndojnë?”

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

6. "Bëj ushtrime në shtrat në mëngjes! Është ngrohtë, komode dhe e bën më të lehtë të ngrihesh nga shtrati."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

7. "Unë e bëj rutinë time të filloj ditën duke rregulluar shtratin në mëngjes para se të largohem nga dhoma. Disi, dita ime është shumë më e rregulluar!"

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

8. "Blej disa ushqime të gatshme për t'i vendosur në ngrirje për ditë që më mbarojnë energjitë për të gatuar. Në këtë mënyrë, darkën e kam gjithmonë më të thjeshtë."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

9. "Të mbaj këmbët në ujë të ngrohtë me kripë pas punës. Është e mrekullueshme për kallot dhe më jep një relaksim të thellë."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

10. "Të shkoj në shtrat sa më herët të mundem. Miqtë tallen me mua, por askush nuk po fle aq mirë sa unë."

Ca zakone “të moshuarish” që në fakt na

11. "Sapo kthehem në shtëpi, heq reçipetat. Gjyshja ime nuk mbante kurrë reçipeta në shtëpi dhe nuk mund ta kuptoja pse kur isha e re. Tani po. Është shumë më komode!"

Artikuj të sugjeruar: 

Burimi: BuzzFeed