School & Career

Si të motivohesh për të pastruar (edhe kur s’do)

Si të motivohesh për të pastruar (edhe kur s’do)

Të jemi të sinqertë - pastrimi nuk është puna më emocionuese në botë. Është e vështirë të krijosh një rutinë dhe akoma më e vështirë të qëndrosh i motivuar kur ka kaq shumë gjëra më argëtuese për të bërë. Në një ditë të ngarkuar, pastrimi është gjëja e fundit që të shkon ndërmend. Por fatkeqësisht, shtëpia nuk pastrohet vetë (ende nuk kemi dëgjuar për ndonjë zanë të pastrimit!).

E do një shtëpi të pastër, por ja që shpesh motivimi yt është në nivelin zero. Pse ndodh kjo? Ja disa arsye tipike:

Je i/e lodhur – Në fund të një dite (apo jave) të gjatë, pastrimi është minimumi që do të bësh.

Është shumë e lodhshme – Nuk e di nga t’ia fillosh dhe të duket sikur do të të marrë gjithë jetën.

Po pastron vetëm për të gjithë – Kur barra bie mbi ty, s’është çudi që humbet çdo motivim.

Sapo pastrove dhe u bë rrëmujë prapë – Sidomos me fëmijë ose kafshë shtëpiake, çdo përpjekje duket e kotë.

Nuk ke kohë – Mes angazhimeve të përditshme, pastrimi nuk është në listën e prioriteteve.

Nuk të pëlqen të pastrosh (ose nuk je i/e mirë në këtë punë) – Nuk është se e kemi të gjithë pasion pastrimin, apo jo?

Por sado pak dëshirë të kesh, shtëpia duhet pastruar. Ndaj, ja disa truke motivuese që ndihmojnë në situata të tilla!

Si të motivohet për të pastruar (kur nuk të bëhet aspak)?

1. Ndrysho mënyrën e të menduarit

Nëse e sheh pastrimin si një detyrë të mërzitshme, normal që nuk ke motivim. Por po ta shohësh si diçka që të bën të ndihesh më rehat dhe e bën shtëpinë më të këndshme, do e përballosh ndryshe. Kujto sa mirë do ndihesh kur gjithçka të jetë në rregull.

2. Fillo me diçka të vogël

Nëse mendon se duhet të pastrosh gjithë shtëpinë menjëherë, do ndihesh i/e demotivuar. Fillo me një hap të thjeshtë: mblidh librat, la enët, sistemo një cep të dhomës. Kur të shohësh që ke mbaruar diçka, do të ndihesh më i/e motivuar për të vazhduar.

3. Gjej momentin e duhur

Pastro kur ke më shumë energji. Nëse je tip mëngjesi, bëje sapo të zgjohesh dhe do kesh gjithë ditën për t’u marrë me gjëra të tjera. Nëse je më aktiv/e në darkë, lëre për më vonë. Zgjidh momentin që të përshtatet më shumë.

4. Krijo një rutinë

Në vend që të përpiqesh të pastrosh gjithçka për një ditë, ndaje në pjesë më të vogla. Vendos një orar dhe përdor një metodë si teknika e 25 minutave pastrim - 5-10 minuta pushim. Kjo të ndihmon të mos e shohësh pastrimin si diçka të lodhshme dhe të përqendrohesh më mirë.

Nuk ka rëndësi nëse fillon me hapa të vegjël apo bën një pastrim të thellë - gjëja më e rëndësishme është të fillosh. E kur të fillosh, do kuptosh që s’është dhe aq keq!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

How to get motivated to clean (even when you don't want to)

Si të motivohesh për të pastruar (edhe kur s’do)

Let's be honest - cleaning isn't the most exciting job in the world. It's hard to create a routine and even harder to stay motivated when there are so many more fun things to do. On a busy day, cleaning is the last thing on your mind. But unfortunately, the house doesn't clean itself (we haven't heard of a cleaning fairy yet!).

You love a clean house, but your motivation is often at zero. Why is this happening? Here are some typical reasons:

You're tired – At the end of a long day (or week), cleaning is the minimum you'll do.

It's very tiring – You don't know where to start and it feels like it's going to take you your whole life.

You're just cleaning for everyone – When the burden falls on you, it's no wonder you lose all motivation.

You just cleaned and it's messy again – Especially with children or pets, every effort seems futile.

You don't have time - Among daily commitments, cleaning is not on the priority list.

You don't like cleaning (or you're not good at it) – It's not like we all have a passion for cleaning, right?

But no matter how little you want to, the house needs to be cleaned. So, here are some motivational tricks that help in such situations!

How to motivate yourself to clean (when you can't do it at all)?

1. Change your way of thinking

If you see cleaning as a boring task, it's normal that you're not motivated. But if you see it as something that makes you feel more comfortable and makes your home more pleasant, you'll cope with it differently. Remember how good you'll feel when everything is in order.

2. Start with something small.

If you think you have to clean the whole house at once, you'll feel demotivated. Start with a simple step: pick up the books, wash the dishes, tidy up a corner of the room. When you see that you've finished something, you'll feel more motivated to continue.

3. Find the right moment

Clean when you have the most energy. If you're a morning person, do it as soon as you wake up and you'll have the whole day to deal with other things. If you're more active in the evening, leave it for later. Choose the time that suits you best.

4. Create a routine

Instead of trying to clean everything in one day, break it down into smaller chunks. Set a schedule and use a method like the 25-minute cleaning - 5-10-minute break technique. This helps you to not see cleaning as a chore and helps you focus better.

It doesn't matter if you start small or do a deep clean - the most important thing is to start. And once you start, you'll realize it's not so bad!