TV Mania

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Shkruar nga Anabel

16 Mars 2025

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Po jua zbulojmë që tani që hyrja më e bukur e mbrëmjes ishte ajo e Nedës që u ul ngjitur Rozanës e diç i pëshpëriti teksa ajo dukshëm ndihej e bezdisur. Është për të ardhur keq që s’po i jepet më shumë vëmendje të vetmes dinamikë që na zgjon tek-tuk ndonjë emocion.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ndjesë për pezmatimin e hershëm, gjykojini vetë momentet që ju kemi mbledhur më poshtë:

#1. Tërheqja HETEROSEKSUALE! e Laertit për Valbonën

Apo tani që janë një lojtar i vetëm akoma te biseksualiteti mbetemi? Nejse, për t’i shpëtuar dhe nominimit, Valbona dhe Laerti ranë dakord me sy që të krijonin një puthje çyryke sa për të nisur mbrëmjen. S’po e kuptojmë a ka vdekur diçka brenda nesh, apo gjithë kjo farsë mes të dyve është kaq e dukshme deri në shkatërrimin e nervave tona.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Siç e do zakoni, mileti duhet të aprovojë ose jo tërheqjen e dy personave në shtëpi dhe situata mori për dreq sepse asnjë s’besonte në ndjenjat e këtyre banorëve. Shokuese, e dimë.

#2. “Demaskimi” i Danjës

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Danja na paskësh "ftuar me sy" e "flirtuar" me gjithë djemtë e shtëpisë. Kështu tha ish-miku i saj i mirë aty brenda, Aldo. Nejse, s’është për t’u dëgjuar shumë një 40 vjeçar që po krijon lidhje me një 20-vjeçare mendojmë ne, po e dini vetë ju si të gjykoni. Danja, që po sulmohej nga gjithë meshkujt të cilëve ajo u paska cenuar privatësinë, fatmirësisht dukej yll dje dhe çfarëdo që po thoshte, na dukej se po e mirëargumentonte gjithsesi.

#3. Eliminohet Miki

Një më pak. Me gjithë respektin.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#4. Egli.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

“Kisha nevojë të merrja frymë” tha Egli, sepse kishte kaluar një grip të keq, po edhe prej ngarkesës emocionale besojmë. Kemi një teori që ky mund të jetë Big-u i fundit me VIP-a sepse ndryshe s’mund të shpjegohen gjithë këto rikthime sikur të kenë mbaruar njerëzit në botë. E fortë do ishte nëse televotimi për të futur Eglin brenda ose jo do të rezultonte me shumicë “jo” votash, po shumë fantazojmë dhe ne.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Sikleti me Gjestin që përsëriste vetëm “Qyyyyyysh?!” kur pa hyrjen e Eglit, u përcoll përtej ekranit, shikojeni dhe vetë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

#5. Televotimi i ardhshëm

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Gerta, Aldo, Rizarta, Vserlo, Ola po presin me padurim për të dalë të martën që me kismet të Zotit, të rikthehen ndonjë ditë tjetër. Deri atëherë, mezi presim të shohim masterplanin e rikthimit të Eglit.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.