Edhe pse mediat sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në industri të ndryshme, Scarlett Johansson mbetet e palëkundur në vendimin e saj për të mos qenë e pranishme vritualisht.
Në një intervistë për “InStyle”, aktorja 40-vjeçare tregoi se shpesh vihet nën presion nga studiot kinematografike dhe ekipi i saj për të krijuar profile në rrjetet sociale, si një formë për të promovuar filmat në të cilët merr pjesë.
"Edhe sot, mora një e-mail nga Universal (Pictures), ku thuhej:
"A do të konsideronit të hapni një llogari në Instagram për të promovuar filimin?"
Unë kam shumë presion për t’u bërë pjesë e mediave sociale”, tha ajo.
Më tej, ajo shtoi se ka menduar të gjejë ndonjë formë alternative për të qenë e pranishme virtualisht, pa shkelur mbi parimet e saj, por nuk ia ka dalë.
Aktorja shpjegoi se do të jetë e vertëtë, ndaj nëse do i pëlqente rrjetet sociale, do të ishte pjesë e tyre.
"Por unë nuk ky lloj personi.
Megjithatë, besoj se filmi do të dalë mirë (edhe pa promovim në një llogari Instagrami)”, theksoi ajo.
Scarlett Johansson zbuloi gjithashtu se shmang fotot me fansat kur është në vende publike, pasi kërkon të ruajë një element privatësie.
“Kjo shqetëson shumë njerëz. Nuk do të thotë që nuk i vlerësoj fansat e mi ose nuk jam e lumtur që më njohin. Por unë gjithmonë u them atyre: "Nuk jam në orar pune," tha ajo.
Artikuj të sugjeruar: