Shumica prej nesh e kalojmë pjesën më të madhe të kohës me partner tanë. Ne ndajmë me to sekretet, shqetësimet, mendimet dhe përvojat tona. Natyrisht, ne priremi që të mbështetemi te partneri në momente të vështira, ashtu siç ata mbështeten tek ne.
Por, kjo nuk do të thotë se duhet të tolerojmë të gjitha zakonet dhe sjelljet e tyre. Ka, në fakt, një sjellje që, sipas hulumtimeve, mund të jetë shkatërruese për marrëdhënien tuaj, pa e kuptuar as ju vetë.
Një studim i publikuar prillin e kaluar në revistën "Sex Roles" tregoi se një mënyrë për të mbajtur një marrëdhënie të lumtur është që çiftet të ndajnë punët e shtëpisë. Nga ana tjetër, zakonet e të ngrënit mund të ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj, veçanërisht nëse ato konsiderohen të pashëndetshme. Dhe ndërsa mund të krijoni një orar për punët e shtëpisë ose të përshtatni atë që hani në rutinën tuaj të përditshme, ekziston një zakon i cili mund të jetë shumë i vështirë për t'u ndryshuar sepse as nuk e kuptoni se po e bëni atë.
Të gjithë kemi qenë në këtë pikë. Një moment ne jemi duke fjetur të qetë dhe në tjetrin një tingull i çuditshëm dhe veçanërisht i lartë na zgjon. Nuk është gjë tjetër veçse gërhitja. Sidomos nëse keni një gjumë të lehtë, gërhitja mund t'ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, duke e bërë të pamundur që të pushoni.
Një studim i kohëve të fundit me 2000 të anketuar tregoi se problemet me gjumin ishin shumë të rëndësishme për mbi 70% të pjesëmarrësve, 78% për të qenë të saktë. Gjithashtu tregoi se 2 në 5 amerikanë i kanë dhënë fund një lidhjeje për shkak të vështirësive të gjumit dhe zakoneve si gërhitja.
Gërhitja ishte një shqetësim për një përqindje të madhe të pjesëmarrësve. Sipas sondazhit, personi i anketuar do të ‘toleronte’ gërhitjen e partnerit për një orë dhe më pas do t'i kërkonte të ndërronte anë ose të flinte në dhomë tjetër.
Fatkeqësisht, ky proces ndikon në cilësinë e gjumit, por edhe në performancën tonë të nesërmen.
Zgjidhja që gjejnë shumica e çifteve
“Divorci i gjumit " është ajo që shumica e çifteve preferojnë si një zgjidhje për problemin e gërhitjes. Për të evituar zënkat, ata zgjedhin të flenë në dhoma të ndryshme.
Megjithatë, ekspertët sugjerojnë që secili çift të gjejë një zgjidhje që i përshtatet dhe me të cilën të dy do të jenë të lumtur. Po ashtu, mund të bëni ndryshime në stilin tuaj të jetesës që do të ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.
Burimi: Marie Claire