Instagramming

Çfarë po ndodh?! Egli humb mijëra ndjekës pas rihyrjes në “BBVA”

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2025

 

Çfarë po ndodh?! Egli humb mijëra ndjekës pas rihyrjes

Instagrami i Egli Takos po pëson disa ndryshime të dukshme sa i përket numrit të personave që e ndjekin. 'Kurba’ e numrit të ndjekësve dukshëm është ndikuar nga dalja dhe rihyrja e saj në “BBVA”. Fillimisht, sapo ajo la shtëpinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe emocionale, Instagrami i saj pësoi një rritje të dukshme të ndjekësve, të cilët shpesh përkthehen në mbështetës të një personazhi publik.

Por, rihyrja e saj në “BBVA” nuk duket të jetë pritur mirë nga shumë prej ndjekësve të Eglit, pasi numri i personave që kanë zgjedhur të mos e ndjekin më është i lartë.

Kur ishte ende pjesë e programit, Egli numëronte rreth 192,000 ndjekës në Instagram. Pas daljes, shifrat arritën deri në 352 mijë ndjekës, duke u konsideruar si një lloj mbështetje pas vendimit të vështirë që ajo mori.

Shifrat nisën të zbrisnin menjëherë të shtunën, duke rënë në 345 mijë.

Çfarë po ndodh?! Egli humb mijëra ndjekës pas rihyrjes

Ndërkohë, nëse bëjmë një kërkim të thjesht sot, 17 mars, në Instagramin e Eglit, rezulton se numri i personave që e ndjekin është 332 mijë, duke humbur kështu 20 mijë ndjekës pas rihyrjes në “BBVA”.

Çfarë po ndodh?! Egli humb mijëra ndjekës pas rihyrjes

Këto shifra janë përkthyer më së shumti nga komentuesit si miratim apo mosmiratim i publikut mbi vendimet e marra nga Egli. Largimi nga loja duket se bëri që shumë njerëz të ishin pranë saj virtualisht, si një formë sensibilizimi mbi gjendjen e vështirë emocionale. Ndërkohë e kundërta ndodhi pas rihyrjes në shtëpi, gjë e cila lë të kuptohet se publiku apo të paktën një pjesë e tij, nuk mendon se ky vendim ishte i duhuri.

Situata e krijuar nuk ka kaluar pa një reagim edhe nga të afërmit që menaxhojnë Instagramin e Eglit. Përmes një shkrimi në Instastory, theksohet se Egli nuk është futur në “BBVA” për klikime apo ndjekës, por për veten e saj.

Çfarë po ndodh?! Egli humb mijëra ndjekës pas rihyrjes

Disa momente para se të futej në shtëpi, Egli theksoi se këtë vendim e ka marrë për të vënë në vend dinjitetin e saj dhe për të treguar se si është ajo në të vërtet.

Artikuj të sugjeruar: