
Me të drejtë na tha mendja se dasma mbretërore Harry- Meghan do të ishte ceremonia magjike e 2018- ës, njësoj siç ndodhi në 2011- ën

apo 1947

pa e ditur në fakt se muaj më vonë, Chiara Ferragni dhe Fedez do të shkundnin planetin me super dasmën bombastike. Zyrtarisht të sapomartuarit ia dolën të bënin histori!

Ashtu siç ishte parashikuar, ceremonia martesore u mbajt ditën e djeshme në Noto të Siçilisë. Chiara veshi një fustan të bardhë të zienjuar nga Dior, ku velloja e gjatë harmonizohej me modelin e thjeshtë të flokëve.


Por pse dasma Chiara- Fedez është më e veçanta që na kanë parë sytë e dëgjuar veshët ndonjëherë? Le t’ia nisim rrugëtimit bashkë, që nga fillimi:
Fillojmë me ftesat:
A thua të shkëputura nga një libër me përralla, ashtu tërthorazi çifti na paralajmëroi se dasma do të ishte magjike!
Kaluan disa ditë dhe kuptuam se nuk do të bëhej fjalë për një ceremoni të zakonshme: dyshja lajmëroi në Insatgram se nuk do të pranonte dhurata nga të ftuarit, por do t’i ftonin këta të fundit të kontribuonin në një kauzë madhore. Këtu dasma nisi të merrte të tjera përmasa!

Kalojmë te festa e beqarisë- gjithçka e mirëmenduar, gjithçka aty ku duhet. Për të festuar ditët e fundit si beqare, Chiara zgjodhi Ibiza- n dhe ngjyrën dominuese, rozën duke filluar nga flokët e deri te detajet më të vogla.

Koha rrodhi, dasma gjendej vetëm pak orë larg ndaj çiftit i duhej të udhëtonte drejt vendit ku do të jepnin betimet për dashuri të përjetshme. Ç’bënë?
Si asnjëherë tjetër më parë shkuan dhe personalizuan të gjithë avionin! Të gjithin!!!
Meqë e kishin ndarë mendjen të vendosnin standarde të reja, mbajtën më 31 gusht një dasmë provë.
Atmosferë përralle: ngjyra të ngrohta me dominancë të së kuqes dhe rozës, detajizëm, emocion e dashuri.
Chiara shkëlqeu me një fustan rozë me rruaza ari dhe gurë nga Prada, shoqëruar me sandale saten.

Kalojmë më pas te dita e djeshme, me të cilën ju njohëm pak në hyrje të artikullit. Pas hyrjes së nuses, e shoqëruar nga i ati shfaqet mamaja bashkë me bebushin 5- muajsh të çiftit, Leone.

Por dasma nuk e pati në plan të mbyllej me kaq. Magjia vazhdoi!
Fustani tjetër i Chiara- s qe Dior Haute Couture, mbi të cilin u qëndisën vargje nga kënga që Fedez i dedikoi gjatë propozimit në skenën e Arena di Verona. Fustani për të cilin u deshën 600,000 orë punë dhe 400 metra pëlhurë karakterizohej nga një ngjyrë e ëmbël dhe tepër delikate.
Prisni, ka ende!




Bie mbrëmja por dasma sapo ka filluar. Luna park, kukulla dhe lojra të personalizuara, Fedez që ngjitet në skenë dhe performon, artistë të tjerë që i bashkohen, Chiara ndërrohet sërish, vesh Dior për nuk e dimë të satën herë, pati vend për një rrote lëvizëse, pastaj shfaqet Giusy Ferreri dhe ohhh Zot i madh nuk ka të sosur….


