Out and About

Fillimi i një historie: Porsche Albania – 20 vite në tregun shqiptar

Shkruar nga Anabel

17 Mars 2025

Fillimi i një historie: Porsche Albania – 20 vite në tregun

Në vitin 2005, Porsche Albania hapi dyert për tregun automotiv shqiptar, duke sjellë jo vetëm automjete të jashtëzakonshme dhe standard europian, por një premtim të fortë për të ndryshuar përherë industrinë e makinave në Shqipëri. Si pjesë e Porsche Holding Salzburg, shpërndarësi më i madh dhe më i suksesshëm i automjeteve në Evropë, Porsche Albania ka sjellë standarde të reja të cilësisë dhe inovacionit. 

Porsche Holding Salzburg operon sot në 29 shtete, në 3 kontinente, duke punësuar më shumë se 35,900 individë të pasionuar dhe të përkushtuar për të sjellë përvojat më të mira për klientët e tyre.

Në vitet e para, kur tregu shqiptar ishte ende i paorganizuar dhe konsumatorët kërkonin informacion të vlefshëm, vizioni dhe mbështetja e Porsche Holding ndihmuan që të transformohej industria e makinave dhe të krijohej një lidhje e besueshme me konsumatorët. Shërbimi i personalizuar dhe aplikacionet digjitale përbëjnë një kornizë unike, ku çdo klient është i rëndësishëm dhe çdo kërkesë trajtohet me kujdes dhe pasion.

Punonjësit tanë, të cilët janë shtylla kurrizore e Porsche Albania, janë ata që çdo ditë kontribuojnë për të zhvilluar dhe përmirësuar kompaninë me ekspertizën dhe përkushtimin e tyre. Ky angazhim ka bërë që sot, në vitin 2025, të festojmë 20 vite suksesi, të shoqëruara me shumë sfida, por gjithmonë duke i qëndruar besnikë misionit tonë: jo vetëm të jemi të pranishëm në treg, por të udhëheqim atë.

Standardet e larta, jo vetëm për produktet, por edhe për menaxhimin e stafit, janë një pjesë integrale e kulturës sonë. Ne festojmë diversitetin në të gjitha format e tij, duke i dhënë mundësinë çdo individi të kontribuojë në forcimin e punës në ekip dhe në ndikimin pozitiv që kemi në shoqëri. Suksesi i Porsche Holding është i bazuar në një shpirt të guximshëm sipërmarrës. Idetë, vendimet guximtare dhe kontributet janë esenciale për formësimin e të ardhmes tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar pas vlerave dhe përgjegjësisë korporative. Të udhëhequr nga integriteti, ne veprojmë sipas ligjit dhe standardeve tona të brendshme, duke siguruar që veprimet tona të mbeten etike dhe përgjegjëse.

Që nga fillimet, Porsche Albania ka sjellë markat më të njohura dhe ka krijuar mundësi të reja për klientët shqiptarë. Nga Audi dhe SEAT në 2005, te Škoda në 2006, Volkswagen Makina Tregtare në 2008 dhe Volkswagen Makina Pasagjerësh në 2012, e deri te përfaqësimi ekskluziv i të gjitha markave të grupit Volkswagen që nga viti 2015 – Porsche Albania ka qenë gjithmonë në hapat e parë të ndryshimeve më të mëdha në industrinë automotore.

Një nga sfidat që përballemi viteve të fundit është kriza klimatike. Ne besojmë se qëndrueshmëria është përgjegjësi globale dhe është e theksuar në çdo hap të strategjisë sonë "evolve 2030". Në çdo veprim, ne kemi integruar përgjegjësinë ndaj mjedisit dhe resurseve tona, duke siguruar kushte pune të denja dhe një angazhim të paepur për mobilitetin e qëndrueshëm.

Porsche Albania është më shumë sesa një kompani automjetesh – është një simbol i pasionit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët. "Udhëtojna, 20 vite së bashku" – ky slogan është pasqyra e një historie që vazhdon të shkruhet për çdo hap që bëjmë së bashku me punonjësit, klientët dhe parnerët tanë. Për 20 vite, Porsche Albania ka qenë partnerja ideale në çdo udhëtim, duke i ofruar një përvojë më të sigurt, më të rehatshme dhe më të bukur për të gjithë ata që besojnë në përpjekjet e një marke që ka një mision të madh: të udhëheqë dhe të ofrojë surpriza dhe arritje të reja për ju.

Ky vit do të jetë i mbushur me mundësi të reja, inovacione dhe eksperienca që do t'ju lejojnë të përjetoni më shumë nga ajo që Porsche Albania ka për të ofruar. Bashkë do të shkruajmë kapituj të rinj, duke e bërë çdo udhëtim të paharrueshëm.