Celebrity

Pete Davidson në një lidhje të re: Kësaj here me dikë krejt ndryshe

Shkruar nga Anabel

18 Mars 2025

Pete Davidson në një lidhje të re: Kësaj here me dikë

Pete Davidson ka gjetur dashurinë sërish dhe, sipas burimeve për Page Six, këtë herë ai është vërtet i lumtur. Aktori i njohur për humorin e tij unik dhe listën e gjatë të lidhjeve me goca të famshme, është në një romancë me një partnere krejt ndryshe nga çdokush që ka dalë më parë.

Sipas një burimi për Page Six, e dashura e re e Pete nuk është personazh i njohur dhe mbi të gjitha, respekton dëshirën e tij për privatësi - diçka që me sa duket e ka bërë aktorin të ndihet rehat.

“Edhe pse gjërat janë ende të reja, ai e pëlqen shumë këtë vajzë,” - shton burimi, duke treguar se familja e Pete, mamaja dhe motra e tij, e miratojnë këtë lidhje dhe janë të lumtura që ai më në fund duket i qetë.

Historia e dashurive të Pete

Nuk është hera e parë që Pete Davidson bën bujë me jetën e tij sentimentale. Ai ka qenë i lidhur me emra të njohur të Hollywood-it, duke filluar me Cazzie David, vajzën e Larry David, e më pas me Ariana Grande, me të cilën u fejua në një kohë rekord. Lista e ish-partnereve të tij përfshin gjithashtu Kate Beckinsale, Kaia Gerber, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor.

Pete Davidson në një lidhje të re: Kësaj here me dikë

Megjithatë, një nga lidhjet më të bujshme të Pete ishte ajo me Kim Kardashian, e cila nisi pas një puthjeje gjatë një skeçi në “SNL” në 2021. Historia e tyre u bë lajm kryesor për muaj të tërë, por përfundoi pa shumë dramë.

Tani, duket se aktori ka zgjedhur një qasje më të qetë në dashuri, duke u larguar nga vëmendja e madhe mediatike. Nëse kjo lidhje do të zgjasë apo jo, mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: Pete gjithmonë di si të mbajë publikun të interesuar për jetën e tij sentimentale!