Duke kombinuar stilin me funksionalitetin, jumpsuit-et (truporet) u vunë në qendër të vëmendjes në disa nga pasarelat Pranverë/Verë 2025 si një zgjedhje ideale për çdo rast, pavarësisht nëse duam të dalim paradite apo në darkë.
Nga dizajnet elegante të Tom Ford dhe Gucci te siluetat më të lehta dhe më femërore të Chanel, Alaïa dhe Hermès, pasarelat e këtij sezoni na kujtuan se është koha për të nxjerrë nga garderoba jumpsuit-et.
Me detaje si xhepat e mëdhenj, detajet në bel dhe një gamë ngjyrash që balancon nuancat neutrale dhe tonet më të guximshme (natyrisht, versionet xhins janë dominuese), jumpsuit-et na shfaqën edhe një herë elegancën që mbartin.
Gjithçka që duhet të shtoni është disa bizhuteri ari ose argjendi!