Relationships

Nëse jeta jote romantike po ndryshon, ndoshta “teoria e marsit” është arsyeja

Nëse jeta jote romantike po ndryshon, ndoshta “teoria e marsit”

TikTok është vendi ku, me ndihmën e algoritmit, edhe vëzhgimet më të vogla mund të kthehen në “rregulla” të pashkruara të internetit. Kjo vlen veçanërisht për temat e dashurisë dhe takimeve romantike, me teori dhe “teste” që pretendojnë të zbulojnë misteret e marrëdhënieve moderne (Shembuj: “red nail theory”, rregulli i tre muajve, testi i lëvozhgës së portokallit, etj.). Trendi më i fundit që ka marrë vëmendjen e përdoruesve të TikTok? “Teoria e marsit”, e cila thotë se ky muaj sjell ndryshime të mëdha romantike - si pozitive, ashtu edhe jo dhe aq të mira.

Sigurisht, interpretimet e kësaj teorie ndryshojnë nga njëri përdorues tek tjetri. Disa besojnë se Marsi është muaji kur ndodhin ndarjet e mëdha - marrëdhëniet që janë drejt fundit, marrin fund përfundimisht. Të tjerë mendojnë se është muaji i dashurive të reja, koha më e mirë për të dalë sërish në takime dhe për të nisur një lidhje të re. Një tjetër version viral i kësaj teorie sugjeron se gjatë këtij muaji ose dashurohesh papritur, ose ish-i rikthehet në jetën tënde.

Ajo që mbetet e pandryshuar në të gjitha versionet e “Teorisë së marsit” është se ky muaj sjell ndryshime të papritura në jetën tënde romantike. Edhe pse kjo mund të tingëllojë si diçka kërcënuese - sidomos për ata që besojnë se Marsi është muaj ndarjesh - në thelb, teoria ka një qasje pozitive: “larg të vjetrave, mirëseardhje të resë”. Pra, çfarëdo që të ndodhë këtë muaj në jetën tënde sentimentale, sipas kësaj teorie, është thjesht një hap drejt një të ardhmeje më të mirë në dashuri.

A ka ndonjë të vërtetë në këtë teori?

Në thelb, “Teoria e marsit” pretendon se ky muaj sjell ndryshime të papritura në jetën tënde romantike - qoftë përfundimi i një marrëdhënieje apo fillimi i një të reje.

Kjo ide lidhet me ndryshimib nga dimri në pranverë dhe është e lidhur me një tjetër trend të TikTok, “Teoria e prillit”, sipas së cilës prilli është “Viti i Ri” i internetit. Sipas psikologes Sarah Hensley, ndryshimet që ndodhin në këtë periudhë kanë një shpjegim psikologjik: “Ideja është se moti po ngrohet, ‘cuffing season’ po përfundon dhe njerëzit janë më të hapur ndaj mundësive të reja romantike. Pranvera përfaqëson rritje dhe rinovim, kështu që shumë njerëz ndiejnë një shtysë për të lënë pas marrëdhëniet që nuk i bëjnë më të lumtur dhe për të kërkuar diçka të re.”

Nëse kjo të duket e logjikshme, e kuptueshme. Por a është kjo teori e mbështetur nga shkenca? Përgjigja është… jo.

Lidhja mes “Teorisë së marsit” dhe astrologjisë

Edhe pse nuk ka ndonjë provë shkencore për të mbështetur këtë teori, astrologjia ofron disa pikëpamje interesante.

Në astrologji, marsi shënon një periudhë ndryshimesh dhe tranzicioni: fillon me Peshqit, shenjën e fundit të zodiakut dhe përfundon me Dashin, shenjën e parë. Ky kalim simbolizon fundin e një cikli dhe fillimin e një tjetri, një temë që përputhet me idenë e ndarjeve dhe lidhjeve të reja që përmend “Teoria e marsit”.

Përveç kësaj, këtë vit marsi është i ngarkuar: Afërdita dhe Mërkuri janë në prapavijë, ndërsa eklipset hënore dhe diellore e bëjnë këtë muaj një periudhë kaosi dhe ndryshimesh të mëdha. Pra, nëse jeta jote dashurore këtë muaj duket si një rrëmujë e vërtetë, ka shumë mundësi që diçka e madhe po ndodh - qoftë nga universi, yjet, apo thjesht TikToku!

Burime: Cosmopolitan

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

If your romantic life is changing in March, this might be why

Nëse jeta jote romantike po ndryshon, ndoshta “teoria e marsit”

TikTok is where, with the help of an algorithm, even the smallest observations can become unwritten “rules” of the internet. This is especially true when it comes to love and dating, with theories and “tests” claiming to unravel the mysteries of modern relationships (Examples: “red nail theory,” the three-month rule, the orange peel test, etc.). The latest trend to catch TikTok users’ attention? The “March Theory,” which says that this month brings major romantic changes—both positive and not-so-good.

Of course, interpretations of this theory vary from one user to the next. Some believe that March is the month when big breakups happen - relationships that are on the verge of ending, finally coming to an end. Others think it's the month of new love, the best time to date again and start a new relationship. Another viral version of this theory suggests that during this month you either fall in love unexpectedly, or your ex comes back into your life.

What remains constant in all versions of the “March Theory” is that this month brings unexpected changes to your romantic life. Although this may sound ominous - especially to those who believe that March is a month of separation - at its core, the theory has a positive approach: “out with the old, in with the new.” So whatever happens this month in your love life, according to this theory, is simply a step towards a better future in love.

Is there any truth to this theory?

Essentially, the "March Theory" claims that this month brings unexpected changes to your romantic life - whether it's the end of a relationship or the beginning of a new one.

This idea is related to the transition from winter to spring and is related to another TikTok trend, the “April Theory,” which claims that April is the “New Year” of the internet. According to psychologist Sarah Hensley, the changes that occur during this period have a psychological explanation: “The idea is that the weather is warming up, ‘cuffing season’ is ending, and people are more open to new romantic opportunities. Spring represents growth and renewal, so many people feel an urge to leave relationships that are no longer making them happy and look for something new.”

If this seems logical, understandable. But is this theory supported by science? The answer is… no.

The connection between the "Mars Theory" and astrology

Although there is no scientific evidence to support this theory, astrology offers some interesting insights.

In astrology, March marks a period of change and transition: it begins with Pisces, the last sign of the zodiac, and ends with Aries, the first sign. This transition symbolizes the end of one cycle and the beginning of another, a theme that fits with the idea of ​​separations and new connections mentioned in the “March Theory.”

Plus, March is a busy month this year: Venus and Mercury are in retrograde, while lunar and solar eclipses make this month a time of chaos and major changes. So if your love life seems like a real mess this month, there's a good chance something big is happening — whether it's from the universe, the stars, or just TikTok!

Sources: Cosmopolitan