
Nëse flokët në përgjithësi janë shumë të rëndësishëm për një grua, flokët e një gruaje në prime-time, ku të ndjekin së paku 3 milionë shqiptarë, janë GJITHÇKA! Mos guxoni të thoni se nuk është e vërtetë sepse këto paraqitje të banoreve të këtij “BBVA” na bënë të gjithë të na kalonin batuta nëpër kokë për faktin se sa qesharake dukeshin. Ja disa prej tyre:
E nisim pak lehtshëm me këtë model të Eglit.

Diçka me baluket dhe volumin e ondeve na krijonte një siklet përtej ekranit me këtë paraqitje të saj, ndoshta sepse na kujtonte banoren pasardhëse që e nisi këtë trend:
Boom! Sabiani në "BBVA4".

Porsi me mbretërit e xhunglës, ishte e vështirë të injoroje këtë krifë mbresëlënëse luani që i realizuan parukierët Amberit këtë episod.
Qetësohuni, nuk u teletransportuam në Anglinë viktoriane të dy shekujve më parë.

Është thjesht Sabiani...domethënë Gerta, që qartësisht nuk pati kohë mjaftueshëm për të pritur që t'i binte pak volumi i rricave.
"Unë mund të bëj më mirë se të gjitha paraardhëset e mia," tha Rozana...

...teksa dështoi me sukses në misionin e saj.
Amberit s'po i dilte e keqja dhe donte ta bënte me patjetër të funksiononte këtë model të mallkuar:

Ama as boja e zezë mbi fijet e arta s'mund ta zhbënte mallkimin Sabianian.
Por si mund të bien kaçurrelat? Duke i lagur:

Problemi është se më pas harruan t'i jepnin dhe një peshqir për tharje Valbonës.
Urrejmë ta risjellim si temë, po vetë kanë thënë banorët që duhet të lahen më shpesh:

Çfarë the? Është vetë kështu ky stili, si me "lëpirje"?
Aha dakord, ju besojmë. :)

Kjo është e tepërt tani. Kriminele!

Çfarë do të thuash se të shtrinë gjithë flokët, po harruan dy fijet e përparme Valbona?
Flokët e dendur janë qejf...

...derisa të bëjnë të dukesh sikur ke vënë paruke sa herë që i stilon.
Morali i historisë: mos tentoni më me ombrét goca. Ose të paktën, merrni ndonjë këshillë nga gjinia tjetër:

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.