Relationships

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme që bëjnë njerëzit zemërthyer

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme

Thyerja e zemrës pas një ndarjeje e bën një njeri të dashuruar të mjerë dhe ajo që është më e keqja: këta njerëz zhyten kokë e këmbë në mjerimin e tyre me veprime specifike që nuk i ndihmojnë aspak drejt rrugës së shërimit. Ja disa prej këtyre veprimeve:

1. Fajësimi i ish-it për çdo problem

Të gjithë e njohim atë personin që vetëm pas ndarjes e kupton se sa i/e shëmtuar ishte ish-i, se sa nuk e meritonte një person si ai/ajo në jetën e tij/saj e të tjera me radhë. Por, realiteti është se ka dy njerëz në çdo marrëdhënie dhe të dy mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi.

2. Fokusimi vetëm në kujtimet e mira

Po ato ditët kur u zutë aq keq sa nuk folët për dy javë duke harruar a ishit më partnerë apo jo? Po kur ai të bënte ato ngacmimet ofenduese kur ishit të gjithë bashkë në grup shoqëror? Po kur ajo bëhej aq xheloze sa këmbëngulte të gjurmonte vendndodhjen tënde 24/7? Nostalgjia është gënjeshtarja më e madhe në jetë.

3. Qëndrimi akoma miq në rrjetet sociale

Larg syrit, larg zemrës. Duke qëndruar miq në Instagram edhe pas ndarjes, çfarë po provoni? Se jeni shumë sportivë dhe s’keni problem të shikoni story-t e ish-it që po jeton jetën e vet më të mirë pikërisht pas ndarjes suaj? Apo mendoni se po tregoheni të zgjuar dhe po e lini të hapur mundësinë e ribashkimit? Bëjini vetes një nder: pas ndarjes direkt block!

4. Ngecja te keqardhja për veten

Nuk është zgjidhje të rrini dhe të mbimendoni mënyrat se si gjërat mund të kishin shkuar ndryshe. Gjasat janë që nëse po e bëni këtë veprim, besoni dhe te gjërat e shkruara apo jo? E po, lërjani universit atëherë të vendosë për ju dhe vazhdoni të jetoni jetën tuaj.

5. Izolimi ose shoqërimi me njerëz dramatikë 

“Mjerimi kërkon shoqëri” thotë shprehja dhe nuk është rastësi që njerëzit e sapondarë ose izolohen gjithmonë në shtëpi ose fillojnë të shoqërohen me njerëz që ndajnë mendësi të njëjta depresive në atë periudhë të jetës së tyre.

6. Të qëndruarit beqarë “se nuk i dihet” 

Të dëshpëruar për t’u rikthyer sërish me ish-in, njerëzit e sapondarë i eliminojnë mundësitë për një lidhje të re në mënyrë kategorike. Nuk do ta pranojnë kurrë po t’ua vësh në dukje një gabim të tillë ama.

7. Varja e dëshpëruar për mbështetje te miqtë dhe familja

Duke qenë se çdo njeriu të ndarë i shijon shumë dhimbja e vet në fillim, ata nuk e kuptojnë se bëhen makthi më i keq i familjarëve dhe miqve kryesisht duke përsëritur mijëra herë historinë se si u ndanë nga ish-i dhe se sa të mërzitur dhe të vetmuar ndihen.

Artikuj të sugjeruar:

 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

They seem normal, but these are the most terrible things heartbroken people do

Duken normale, por këto janë gjërat më të tmerrshme

Heartbreak after a breakup makes a loved one miserable, and what's worse: these people wallow in their misery with specific actions that don't help them at all on the path to healing. Here are some of these actions:

1. Blaming your ex for every problem

We all know that person who only realizes after a breakup how ugly their ex was, how much they didn't deserve someone like him/her in their life, etc. But the reality is that there are two people in every relationship, and both of them are responsible for what happened.

2. Focusing only on good memories

What about those days when you got so upset that you didn't talk for two weeks, forgetting whether you were partners or not? What about when he made those offensive teasing remarks to you when you were all together in a social group? What about when she got so jealous that she insisted on tracking your location 24/7? Nostalgia is the biggest liar in life.

3. Still staying friends on social media

Out of sight, out of mind. By staying friends on Instagram even after the breakup, what are you trying to prove? That you're very sporty and don't mind seeing your ex's stories who is living their best life right after your breakup? Or do you think you're being smart and leaving the possibility of a reunion open? Do yourself a favor: block them right after the breakup !

4. Stuck in self-pity

It's not a solution to sit around and overthink the ways things could have gone differently. Chances are, if you're doing this, you also believe in the things written, right? Well, then let the universe decide for you and get on with your life.

5. Isolation or association with dramatic people 

"Misery seeks company," the saying goes, and it's no coincidence that newly separated people either always isolate themselves at home or start associating with people who share the same depressive mindsets at that time in their lives.

6. Staying single "because you don't know" 

Desperate to get back together with their ex, newly separated people categorically eliminate the possibility of a new relationship. They will never admit it if you point out such a mistake to them, though.

7. Desperately relying on friends and family for support

Since every separated person enjoys their pain a lot at first, they don't realize that they become the worst nightmare of family and friends, mainly by repeating the story of how they broke up with their ex and how sad and lonely they feel thousands of times.

Suggested articles: