“Ferma VIP 2” do të nisë transmetimin së shpejti, nën moderimin e Luana Vjollcës, siç kemi zbuluar më parë.
Dje, nga burime të sigurta për Anabel, zbuluam gjithashtu dy nga personazhet që do t’i shohim këtë edicion në ekran:
Enca Haxhia
dhe Fero.
Aludimet për të tjerë VIP-a që mund të marrin pjesë kanë nisur dhe këtu janë disa prej tyre:
Alba Pollozhani;
Big Basta;
Erand Sojli;
Frederik Ndoci;
Olsi Bylyku.
Në Uëtëfë show, u telefonua dhe Rovena Dilo, një tjetër emër që përflitet si pjesëmarrëse e këtij viti në reality. E pyetur nga moderatorët për vërtetësinë këtij aludimi, Rovena u përgjigj se “nuk kishte koment”, ama po planifikonte disa gjëra të reja të cilat do të publikoheshin së shpejti.
“Ferma VIP” është një program reality që mbledh në këtë rast personazhe të njohur për publikun shqiptar, duke i sprovuar ata në situata të ndryshme që përfshijnë sfida nga të jetuarit në fermë dhe jo vetëm. Fituesi i reality-t, që zgjat 100 ditë, merr një çmim prej 100 mijë eurosh. Fituesi i edicionit të kaluar dhe të parë ishte Dijonis Biba dhe shfaqja moderohej nga Fjoralba Ponari.
Artikuj të sugjeruar: