Karakteristikat e Shenjave

Ja pse të duhet me patjetër një grua e shenjës së Dashit në jetën tënde

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2025

Ja pse të duhet me patjetër një grua e shenjës së

Edhe pse ty të duhet një grua e shenjës së Dashit në jetë, ajo vetë nga ana tjetër mund ta jetojë jetën e vetme, pa njeri pranë, më lehtë se çdo lloj gruaje tjetër që mund të kesh takuar.

Por, kjo nuk i bën gratë e shenjës së Dashit të mos duan romancën dhe dashurinë. Ato gjithmonë do të kenë nevojë për heroin e ëndrrave të tyre që t’u fitojë zemrën, edhe pse kokëfortësia e tyre s’do i lejonte ta pranonin këtë kurrë me zë të lartë.

Sipas grave të shenjës së Dashit, t’i bësh gjërat vetë është mënyra më e shpejtë për t’i realizuar ato. Të udhëhequra nga Marsi, ato janë të vendosura të marrin rolin e lidereve, të jenë të parat për të vepruar dhe kjo përfshin edhe të bërit lëvizjen e parë në një marrëdhënie dashurie ndonjëherë.

Duhet të jesh shumë i/e kujdesshëm në lidhje me lëvizjet që duhet të bësh me një vajzë apo grua të shenjës së Dashit. Ajo dëshiron të jetë lidere në lidhjen e dashurisë. Para se ta mbërthesh nga beli dhe ta puthësh, duhet të sigurohesh që i ke fituar zemrën. Ndryshe, mund të të japë një goditje të fortë dhe të largohet si një sorkadhe e frikësuar. Një grua e tillë duhet të jetë krenare për ty, që të të dashurojë.

Ajo e vendos të dashurin e saj në piedestal, duke pritur që ai të qëndrojë aty si një imazh i përsosmërisë. Asnjëherë mos e kritiko të dashurin, bashkëshortin, ose fëmijët e një gruaje Dash, nëse do të njihesh me tërbimin e saj. Ajo është shumë e aftë për të qenë kërkuese, egoiste dhe e hidhur me fjalët nëse ti i prish planet shpresëdhënëse. Megjithatë, ajo mund të jetë dhe e butë, e devotshme dhe bashkëpunuese; gjithmonë të vlerëson pozitivisht.

Gruaja Dash kërkon me këmbëngulje lirinë absolute, si para dhe pas martesës. Duhet të kesh besim absolut, kudo që shkon dhe në çdo gjë që bën, edhe pse ajo nuk do të ketë gjithmonë atë lloj besimi tek ti. Kjo nuk është aq e keqe sa tingëllon, sepse kjo grua do jetë plotësisht besnike, pasi bëhet e jotja.

Si një grua shtëpie, ajo mund të jetë shumë ndihmuese edhe pse nuk do të jetë nga ato gra që do të preferojë të rrijë në shtëpi, sepse çdo shtëpi është shumë e vogël për energjinë e saj krijuese. Rrallë do ta dëgjosh të ankohet për sëmundje apo lodhje. Por kur të ketë dhimbje, do të presë nga ti shumë mirëkuptim dhe mbështetje.

Mbaj pasionin dhe romancën gjallë në martesë, ose një grua e shenjës së Dashit do të jetë e pakënaqur. Dashi nuk humbet kohë duke u përpjekur të ndryshojë situatat e pakëndshme, prandaj kjo mund të çojë në ndarje të nxituara ose në divorce impulsive.

Gruaja Dash do të të ndihmojë të gjesh iluzionet e humbura dhe do të ketë një besim të madh në të gjitha ëndrrat e tua. Nuk ke ndonjë ëndërr? Atëherë mund të marrësh hua prej saj. Ka shumë për të të dhënë.