School & Career

Disa mësime që na jep muaji mars, sipas Dalinës

Disa mësime që na jep muaji mars, sipas Dalinës

 

“Më besoni kur ju them që marsi, muaji ku jemi aktualisht, ka një domethënie shumë të madhe për jetën.” - me këto fjalë, Dalina e nisi monologun e saj në “The Dalina Show”, duke vënë theksin tek simbolika e këtij muaji që për mijëra vjet ka qenë një kohë lufte, ndryshimi dhe transformimi.

Në latinisht, ky muaj quhej Martius Mensis, i lidhur me perëndinë romake të luftës. Ishte periudha e tranzicionit nga gjumi dimëror në zgjimin pranveror, ku luftëtarët përgatiteshin për konfliktet e ardhshme. Po çfarë na mëson marsi, përtej historisë dhe legjendave?

1. Historia përsëritet dhe ndryshimi është i pashmangshëm

“Sa herë që afrohet marsi, mua më kap një frikë se çfarë mund të ndodhë rreth nesh apo afër nesh.” Ky muaj është dëshmitar i ngjarjeve që kanë tronditur botën dhe Shqipërinë.

Këtë vit, Maqedonia u trondit nga një prej tragjedive më të mëdha të kohëve moderne: një zjarr në diskotekë që i mori jetën 59 të rinjve dhe la të plagosur 155 të tjerë. Ndërkohë, Shqipëria u përball me një kthesë të madhe politike: “Me lënien në burg të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili prej 10 vjetësh ishte identifikuar me Tiranën dhe Tirana me të.”

Në marsin e viteve të shkuara, Shqipëria ka përjetuar gjithashtu momente kyçe. “Në 13 mars të vitit 2020, Shqipëria u mbyll si asnjëherë më parë. Covid-i na ndryshoi, ndryshoi marrëdhëniet tona, ndryshoi mënyrën se si e pamë veten dhe botën.”

2. Lufta nuk është vetëm me armë, por edhe shpirtërore

Marsi ka qenë gjithmonë një muaj betejash. “Në 7 mars të vitit 1998, u vra komandanti i UÇK-së, Adem Jashari dhe një vit më vonë, më 24 mars 1999, NATO nisi sulmet ajrore mbi ushtrinë, policinë dhe forcat paramilitare serbe.”

Ngjarje të tjera si eksodi i madh i vitit 1991, trazirat e 1997-ës apo protestat e marsit 2004 në Kosovë tregojnë se ky muaj ka qenë shpesh i mbushur me tensione dhe ndryshime drastike.

Por lufta nuk është gjithmonë e dhunshme. “Presidenti amerikan Trump vendosi të mbyllë Zërin e Amerikës.” Një vendim që sot mund të mos ketë peshën e dikurshme, por për breza të tërë shqiptarësh, ky kanal ishte e vetmja dritare informimi e besueshme.

3. Pas çdo errësire, ka një rilindje

“Marsi i perëndisë së luftës ka qenë vërtet dhe do të jetë një mars betejash, por ajo çfarë më mrekullon, paralel me frikën se çfarë mund të ndodhë, është fakti që të gjitha këto ndodhin në muajin ku gjërat nisin të rilindin.”

Dimri ikën, pranvera fillon dhe natyra zgjohet. “Paralelisht me luftëra e humbje jetësh, çelin lule e mbushen kopshtet e livadhet, paralelisht me ftohje marrëdhëniesh, koha ngrohet, paralelisht me zymtësinë e tragjedive, dita zgjatet e dielli shkëlqen.”

Në kalendarët e lashtë romakë, viti fillonte në mars, një simbolikë që na kujton se çdo fund është një fillim i ri.

4. Shpresa është forca që na mban gjallë

Në momentet e vështira, është e rëndësishme të kujtojmë se gjithçka kalon dhe se çdo luftë sjell një mundësi të re. “Zoti ta ka dhënë këtë shenjë dhe ta jep çdo vit. E quan mars. Të jep një shpatë sepse jeta është luftë, por ta mbush bahçen me lule, sepse për çfarë të luftosh, nëse nuk shpreson se gjërat do të bëhen më mirë?”

Marsi na sfidon, na tremb dhe na ndryshon. Por mbi të gjitha, ai na jep forcën për të rilindur.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Some lessons that March gives us, according to Dalina

Disa mësime që na jep muaji mars, sipas Dalinës

 

"Believe me when I tell you that March, the month we are currently in, has a very great significance for life." - with these words, Dalina began her monologue on "The Dalina Show", emphasizing the symbolism of this month that for thousands of years has been a time of war, change and transformation.

In Latin, this month was called Martius Mensis, associated with the Roman god of war. It was a period of transition from winter sleep to spring awakening, where warriors prepared for future conflicts. But what does March teach us, beyond history and legend?

1. History repeats itself and change is inevitable

"Every time March approaches, I am seized by a fear of what could happen around us or near us." This month has witnessed events that have shaken the world and Albania.

This year, Macedonia was rocked by one of the greatest tragedies of modern times: a discotheque fire that killed 59 young people and injured 155 others. Meanwhile, Albania faced a major political upheaval: “With the imprisonment of Mayor Erion Veliaj, who for 10 years had been identified with Tirana and Tirana with him.”

In March of past years, Albania has also experienced key moments. “On March 13, 2020, Albania was locked down like never before. Covid changed us, changed our relationships, changed the way we saw ourselves and the world.”

2. The war is not only with weapons, but also spiritual.

March has always been a month of battles. “On March 7, 1998, KLA commander Adem Jashari was killed, and a year later, on March 24, 1999, NATO launched airstrikes on the Serbian army, police, and paramilitary forces.”

Other events such as the great exodus of 1991, the riots of 1997, or the March 2004 protests in Kosovo show that this month has often been filled with tensions and drastic changes.

But war is not always violent. “US President Trump decided to close the Voice of America.” A decision that today may not have the weight it once had, but for generations of Albanians, this channel was the only reliable window of information.

3. After every darkness, there is a rebirth.

"The March of the God of War has truly been and will be a March of battles, but what amazes me, parallel to the fear of what might happen, is the fact that all of this happens in the month where things begin to be reborn."

Winter is gone, spring begins and nature awakens. “Along with wars and loss of life, flowers bloom and gardens and meadows fill, along with the cooling of relationships, time warms up, along with the gloom of tragedies, the day lengthens and the sun shines.”

In ancient Roman calendars, the year began in March, a symbolism that reminds us that every end is a new beginning.

4. Hope is the force that keeps us alive

In difficult moments, it is important to remember that everything passes and that every struggle brings a new opportunity. "God has given you this sign and gives it every year. He calls it March. He gives you a sword because life is a struggle, but he fills the garden with flowers, because what is there to fight for, if you don't hope that things will get better?"

Mars challenges us, scares us, and changes us. But most of all, it gives us the strength to be reborn.