Showbiz dhe TV

Pjesë e "Ferma VIP"? Luiz Ejlli sqaron njëherë e mirë të vërtetën

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2025

Pjesë e "Ferma VIP"? Luiz Ejlli sqaron njëherë e

Këngëtari Luiz Ejlli ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën lidhur me zërat se do të jetë pjesë e formatit “Ferma VIP”. Përmes një reagimi në Instagram, ai shprehet se nuk ka biseduar kurrë me produksionin e këtij reality-show, ndaj edhe nuk do të jetë pjesë e tij.

“Ju bëj me dije se nuk kam folur kurrë me askënd, as ndonjë telefonatë në lidhje me atë “Fermën VIP”., shkruan ai.

Po ashtu, ai ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë as në zgjedhjet parlamentare si kandidat i ndonjë partie, ndryshe nga sa është aluduar.

Pjesë e "Ferma VIP"? Luiz Ejlli sqaron njëherë e

Ndërkohë, “Ferma VIP” mësohet se do të moderohet nga Luana Vjollca. Anabel ka mundur të zbulojë disa nga pjesëmarrësit, të cilët i gjeni këtu: