Showbiz dhe TV

Dhunoi Klea Prengën: Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2025

Dhunoi Klea Prengën: Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës.

Prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishës, aktualisht nën masën “arrest në shtëpi”. Megjithatë, me anë të gjykimit të shkurtuar, nëse provohet fajësia, dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonela Berishën, Prokuroria kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove.

Motrat Berisha goditën me gotë qelqi në fytyrë Klea Prengën, duke i lënë dëme të pariparueshme. Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë dhe pas përplasjes, ato u larguan me dy automjete. Klea, nga ana tjetër, bëri një reagim publik në rrjetet sociale dhe menjëherë u bë viral lajmi.

Burimi: TV Klan

Për të lexuar më tepër, ju rekomandojmë këta artikuj: