Marredhenie

Na kujtoi mamatë tona: Ky veprim i vajzës së Cardi B-së e bëri atë të tërbohej

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2025

Na kujtoi mamatë tona: Ky veprim i vajzës së Cardi B-së e

Jo të gjitha mamatë tona mund të kenë patur një çantë Hermes kur kemi qenë të vegjël, ama me siguri çdo mama do të nevrikosej nëse do të shkarravisnim të tyret me stilolaps.

Në këtë valle përfshihet dhe Cardi B, e cila ka ndarë një story në Instagram nga ky veprim i vajzës së saj, 6-vjeçares Kulture.

“Kam shpenzuar fiks 60 mijë dollarë për këtë çantë,” tha Cardi teksa zmadhonte kamerën në një zemër të pafajshme të vizatuar nga vogëlushja e saj mbi Hermesin me çmim marramendës.

Na kujtoi mamatë tona: Ky veprim i vajzës së Cardi B-së e

“Shikoni çfarë i bëri vajza çantës sime,” vazhdoi ajo të përsëriste e frustruar duke mbyllur videon me shfryrjen tipike të mamasë së zhgënjyer.

Ndërsa i sugjerojmë Cardi-t një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe sapun, le të shpjegojmë dhe pse nuk është kaq e tmerrshme kur fëmija vizaton mbi sendet tuaja personale, apo kudo tjetër nëpër shtëpi.

Nëse e keni bërë vetë kur keni qenë të vegjël këtë veprim, e mbani mend se s’keni patur ndonjëherë qëllime të këqija në kokë.

Sipas psikologëve, një fëmijë që vizaton mbi gjërat tuaja personale, është një fëmijë që po përpiqet të shprehë dashurinë.

Fëmijët e vegjël përdorin artin dhe krijimtarinë si një mënyrë për të shprehur ndjenjat e tyre, dhe ndonjëherë, kur ata vizatojnë në objekte që i shohin si të dashura ose të lidhura me ata që kujdesen për ta (si prindërit), mund të jetë një shenjë e dëshirës për t’u afruar dhe për t’u lidhur emocionalisht më thellë me ata.

Artikuj të sugjeruar:

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.