Ben Affleck ka folur për herë të parë për divorcin e tij me Jennifer Lopez në një intervistë për revistën GQ, duke ndarë mendimet e tij mbi marrëdhënien e tyre dhe ndarjen.

Ai shpjegoi se vendosi të marrë pjesë në dokumentarin e J.Lo-së “The Greatest Love Story Never Told” për ta trajtuar historinë e tyre të dashurisë në një mënyrë të sinqertë dhe interesante.
Affleck gjithashtu vlerësoi Lopez-in, duke thënë se ajo e ka menaxhuar më mirë famën dhe është më e hapur se ai. Ai e përshkroi veten si më të rezervuar dhe më privat dhe theksoi se kjo mund të shkaktonte dallime në mënyrën e jetesës së tyre. Ai shtoi:
"Siç ndodh në marrëdhënie, nuk keni gjithmonë të njëjtin qëndrim për disa gjëra."
Përsa i përket ndarjes së tyre, Affleck u shpreh:
"Nuk ka skandale, nuk është telenovelë, nuk ka intrigë. E vërteta është shumë më e zakonshme se sa mund të mendojnë njerëzit."
Kështu, Affleck theu zemrat e shumë njerëzve kuriozë që po shpresonin se aktori s'do tregohej kaq politikisht korrekt në deklaratën e tij.
Ai theksoi se ndarja ishte një histori për dy njerëz që përpiqen të kuptojnë jetën dhe marrëdhëniet e tyre, ashtu siç bëjmë të gjithë. Për të, ndarja e tyre nuk kishte asnjë shkak të madh dramatik dhe ai mendon se njerëzit kërkojnë shpesh shkaktarë për ndarjet, por realiteti është shumë më i zakonshëm.
Affleck dhe Lopez rinisën romancën e tyre në vitin 2021, pas një historie dashurie që nisi në vitin 2002 dhe që u pasua me ndarje një vit më vonë. Ata u martuan në vitin 2022, por Lopez kërkoi divorc në gusht të vitit 2024, proces i cili u përfundua në janar të vitit 2025.
Në një intervistë për revistën Interview, Lopez gjithashtu ka folur për fundin e marrëdhënies, duke thënë se nuk ka asnjë keqardhje për historinë e dashurisë së tyre, por ajo e ka përjetuar si një periudhë shumë të vështirë gjithsesi.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: People