Kinema & TV

Netflix publikon videon e audicionit të yllit të "Adolescence" dhe të gjithë janë të befasuar

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2025

Netflix publikon videon e audicionit të yllit të

Netflix ka publikuar një video të një pjese të audicionit të yllit të mini serialit “Adolescence”, Owen Cooper. Në videon e publikuar shihet ylli në rritje duke provuar rolin e 13-vjeçarit, Jamie Miller, i cili, në serial, arrestohet si i dyshuar për vrasjen e një bashkëmoshatareje. Në video, Owen Cooper, i cili duket edhe më i vogël në audicion, dëgjohet duke thënë rreshta të ngjashëm me ato që pamë në serial, i cili u shfaq më 13 mars dhe u bë menjëherë prodhimi më i ndjekur i Netflix në dhjetëra vende, sipas transmetuesit.

Në klip, performanca e aktorit është e natyrshme dhe bindëse, duke dëshmuar pse skenaristi i serialit, Stephen Graham, i cili luan babanë e Jamie, Eddie Miller, zgjodhi pikërisht atë.

Postimi ndërthur skena nga sekuencat e filmit dhe atë të audicionit, ku vërehen ndryshime profesionale, por sërish interpretimi i tij nuk e humbet natyrshmërinë.

Seriali transmetohet në Netflix dhe ndjek historinë e Millers, një "familje e zakonshme", derisa djali i tyre 13-vjeçar, Jamie, arrestohet për vrasjen e shoqes së klasës. Ky prodhim ka marrë vlerësime mjaft të mira nga publiku dhe kritika.

Më shumë mbi këtë serial: