Marredhenie

E dinit që jua tregojnë këmbët se kur keni të bëni me një narcist?

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2025

E dinit që jua tregojnë këmbët se kur keni të bëni
Foto: Lucrezia Carnelos | Dizajni: YourTango

Ka të ngjarë se nuk e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen "Duhet t'u besoni gjithmonë këmbëve tuaja". Megjithatë, sipas një eksperti, ju ndoshta duhet të filloni ta bëni këtë gjë.

Një psikolog i cili fokusohet në ndihmën e të mbijetuarve të abuzimit narcist, ndau mënyrat e çuditshme se si këmbët tona mund të na paralajmërojnë se jemi në një marrëdhënie me një narcist.

1. Ju përjetoni “miza” ose mpirje

Kjo ndodh në praninë e një personi narcist. Ky është trupi juaj që ju thotë se nuk jeni të sigurt. Edhe në momentet e qetësisë, nuk ka relaksim, vetëm vigjilencë.

2. Dhimbje nga hiçi pa asnjë arsye mjekësore

Edhe nëse jeni në shëndet të përsosur, mund të përjetoni dhimbje të pashpjegueshme në këmbë. Mund të ndjeni djegie dhe ndjesi të tjera të çuditshme që nuk ishin aty përpara lidhjes suaj me këtë person.

3. Tension i vazhdueshëm

Presoni që bëjnë personat narcistë mund të pasohet me kalimin e gjithë atij tensioni në këmbë. Edhe kur nuk jeni duke bërë asgjë, këmbët tuaja mund të jenë pa arsye të lodhura, të fryra ose të tensionuara. 

Meqenëse narcisistët shpesh na bëjnë të ndihemi kaq të pasigurt, trupi juaj po përgatitet vazhdimisht për goditjen tjetër emocionale, sepse paparashikueshmëria është bërë pjesë e normales suaj. 

4. Përjetoni një ndjesi të rëndë, zvarritjeje gjatë ecjes

Jo vetëm që do të ndiheni më të lodhur në përgjithësi, por rraskapitja do të bëhet e dukshme edhe në këmbët tuaja. Do të ndihet si një përpjekje për të ngritur fizikisht njërën këmbë përpara tjetrës. Kur jeni në një marrëdhënie që ju lodh vazhdimisht, edhe detyrat më të thjeshta si ecja bëhen të vështira. 

Ju mund të ndjeni të gjithë dëmin emocional që ju ka bërë marrëdhënia, por duket se nuk mund ta detyroni veten të lëvizni. Kjo ndjenjë e mbërthyer bie vetë drejtpërdrejt në këmbët tuaja.

Këmbët tuaja pasqyrojnë betejën e brendshme midis së vërtetës dhe traumës.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Your Tango