Në një treg ku uji dhe pijet e ndryshme janë çdo ditë në dispozicionin tonë, mund të jetë e vështirë të bëjmë një zgjedhje të informuar për çfarë po konsumojmë. Uji është një përbërës kyç në shumë pije dhe cilësia e tij është thelbësore. Prandaj, ja ç’duhet të dimë për cilësinë e ujit dhe si ndikon uji në pijet që konsumojmë. Duhet ta dini është me shumë rëndësi të hulumtoni se cila kompani lejon konsumatorët të vizitojë fabrikat, pasi kjo është një garanci për transparencën dhe cilësinë e produktit.
Po, pijet janë të shëndetshme, por pse cilësia e ujit është thelbësore?
Mjekët dhe nutricionistët gjithmonë na kujtojnë për rëndësinë e ujit në dietën tonë. “Pini më shumë ujë,” thonë ata – por çfarë lloji uji është më i mirë? Uji natyral, uji mineral, apo ndoshta ai që quhet "table water"?
Kur flasim për cilësinë e ujit, ka dy kategori kryesore që duhet të dallojmë: uji natyral mineral dhe table water. Dallimi kryesor ndërmjet ujit mineral natyral dhe atij të trajtuar është i qartë: uji mineral natyral nuk humbet asnjë nga vlerat e tij që kur buron nga burimi deri te konsumatori.
Ai është një “perlë” natyrore që kalon vetëm nëpër një filtër, por nuk përballet me proceset që mund të ndryshojnë karakteristikat e tij origjinale. Ky lloj uji është i pasur me minerale të natyrshme që janë të dobishme për trupin, duke ndihmuar në forcimin e kockave dhe balancimin e niveleve të elektroliteve.
Nga ana tjetër, "table water" është uji natyral që kalon përmes disa proceseve të trajtimit për t'u bërë i sigurt për konsum. Edhe pse ky lloj uji është gjithashtu i sigurt, ai ka humbur disa nga vlerat natyrale.
Pra, nëse një pije ka ujë të cilësisë së ulët, mund të ndodhë të ketë shije të pakëndshme, humbje të vlerave ushqyese ose prani të elementeve toksike që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë. Uji duhet të jetë i pastër dhe i cilësisë së lartë që të mund të ruajë shijen dhe përfitimet e pijeve, qoftë ato me gaz, frutore, ose ndonjë lloj tjetër.
Si të zgjidhni ujin vërtet natyral?
Tregu është plot me mundësi dhe mund të jetë e lehtë të ngatërrohesh kur përballet me etiketat e ndryshme. Ja disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur:
1. Lexoni etiketat me kujdes: Shihni për termin “ujë mineral natyral”. Ky është uji që ka kaluar vetëm filtrimin dhe ruan të gjitha përfitimet natyrore që ka pasur nga burimi deri në momentin e konsumit.
2. Kontrolloni për përmbajtjen minerale: Uji mineral natyral është i pasur me minerale si kalcium, magnez dhe natrium. Këto janë të domosdoshme për shëndetin.
3. Siguroni që marka të jetë e besueshme: Kompanitë e njohura kanë standarde më të larta dhe ofrojnë produkte që janë të certifikuara për cilësinë dhe sigurinë. Kompanitë që ambalazhojnë ujë janë të gjitha të certifikuara dhe kontrollohen nga autoritetet shëndetësore. Megjithatë, jo çdo kompani do t’ju hapë dyert për të parë procesin e mbushjes dhe paketimit. Siç e thamë në fillim, duhet të gjeni kompanitë specifike, të cilat janë gjithnjë të gatshme t’i ftojnë konsumatorët në fabrikat e tyre.
4. Të tjera: Konsultohuni me nutricionistët dhe mjekët; Informohuni për markat që kanë fituar çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Duke zgjedhur markat që respektojnë standardet më të larta të cilësisë dhe transparencës, ju po bëni një investim të mençur në shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë. Çdo gotë ujë që konsumoni, duke qenë pjesë e një zgjedhjeje të informuar, është një hap i vogël, por i fuqishëm drejt një jete më të shëndetshme, të hidratuar dhe plot energji. Në fund të ditës, cilësia e ujit që pini është e lidhur me cilësinë e jetës!