"Vdekjes nuk i pëlqen kur ngatërroni planet e saj."
Traileri i ri për pjesën e ardhshme, atë të gjashtë të “Final Destination” është bërë traileri i dytë më i shikuar i filmit horror i të gjitha kohërave.
Gjithçka filloi 25 vjet më parë, kështu që ka kuptim që “Final Destination” të rikthehet këtë vit, pikërisht në kohën e përvjetorit të një çerek shekulli.
Pjesa e tij e gjashtë, ku luan i ndjeri Tony Todd, në rolin e tij të fundit në ekranin e madh si William Bludworth, del në kinema në maj dhe traileri i “Final Destination: Bloodlines” sapo është bërë traileri i dytë më i shikuar i filmit horror i të gjitha kohërave - duke thyer një rekord 24-orësh të vendosur nga “28 years later”.
Sipas një raporti nga Deadline, klipi arriti 178.7 milionë shikime në 24 orë në të gjitha platformat në mbarë botën, i dyti vetëm pas “IT” të vitit 2017.
A ju ka dhënë ndonjëherë kaq ankth akulli në gotë, një trampolinë dhe një kositëse bari?
“Final Destination: Bloodlines” u njoftua dhjetorin e kaluar dhe data e publikimit të tij vjen 14 vjet pas filmit të mëparshëm, “Final Destination 5”. Me sa duket do të kemi të bëjmë me një grup tjetër aksidentesh vdekjeprurëse – që do të prekin familjen e një gruaje të moshuar, të cilën vdekja e ka kërkuar që prej rinisë së saj.
“Final Destination: Bloodlines” është planifikuar të dalë më 15 dhe 16 maj në shumicën e territoreve evropiane.
Artikuj të sugjeruar: