Art & Libra

Ndahet nga jeta autorja e “The Vampire Diaries”, L.J. Smith

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2025

Ndahet nga jeta autorja e “The Vampire Diaries”, L.J. Smith

Lisa Jane Smith, shkrimtarja e librave “The Vampire Diaries” që u përshtatën në një seri televizive, vdiq më 8 mars në moshën 66-vjeçare, konfirmuan familjarët e saj për The New York Times.

Smith pati një betejë të gjatë me një sëmundje autoimune dhe vdiq në Walnut Creek, California.

L.J. Smith lindi më 4 shtator 1958, në Florida dhe u rrit në California. Ajo studioi psikologjinë eksperimentale në Universitetin e California-s, Santa Barbara dhe fillimisht punoi si mësuese e edukimit special dhe kopështit.

Ndahet nga jeta autorja e “The Vampire Diaries”, L.J. Smith

Romani i parë i botuar nga Smith ishte një libër me fantazi që ajo e kishte filluar që kur kishte qenë nxënëse e shkollës së mesme. Ai roman çoi në një marrëveshje me Alloy Entertainment për të shkruar "The Vampire Diaries".

Saga filloi me tre libra të botuar në vitin 1991, i ndjekur nga i katërti në 1992. Përshtatja televizive filloi në vitin 2009 dhe vazhdoi deri në vitin 2017. Nina Dobrev luajti si Elena Gilbert, e cila fiton simpatinë vampirëve Damon Salvatore (Ian Somerhalder) dhe Stefan Salvatore (Paul Wesley).

Ndahet nga jeta autorja e “The Vampire Diaries”, L.J. Smith

Megjithëse Smith kishte marrë vetëm një paradhënie të vogël për librat e parë në serinë "The Vampire Diaries", ajo pati një marrëveshje tjetër me Alloy Entertainment në vitet 2000 për ta zgjeruar atë me një trilogji shtesë. Ajo u pushua nga puna në vitin 2011 dhe pjesa tjetër e serialit u shkrua nga të tjerët.

Smith asokohe ishte "shumë e lënduar dhe e indinjuar" kur një shkrimtar i panjohur dhe pa eksperiencë mori përsipër skenarin e serialit. Pas kësaj ndodhie, ajo shkroi një sërë librash të tjerë fantazi.

Lisa Jane Smith ka lënë pas partnerin, motrën, mbesën dhe nipërit e saj.