Showbiz dhe TV

Ledjona Xheladinaj flet për largimin nga ‘Piranjat’ dhe propozimin e Top Channel

Shkruar nga Anabel

29 Mars 2025

Ledjona Xheladinaj flet për largimin nga ‘Piranjat’ dhe

Ledjona Xheladinaj, një nga ish-pjesëmarrëset më të njohura të "Big Brother VIP 3", me profesion gazetare, ka qenë e ftuar së fundmi në "Uëtëfë Show" nga Andale Media, ku ka folur hapur për largimin e saj nga emisioni i njohur "Piranjat".

Ajo ka shpjeguar arsyet pas vendimit për të lënë këtë projekt, duke theksuar se ka qenë një punë që e bënte me shumë dashuri, por që nuk mund të vazhdonte më si më parë. Sipas Ledjonës, pas pjesëmarrjes në "Big Brother VIP 3", ajo kishte ndjerë se kishte ardhur koha për të ndryshuar.

Kur u pyet nëse është e vërtetë se ka pasur mosmarrëveshje me kolegët dhe nuk flasin më, Ledjona shprehu se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

"Unë flas me të gjithë. Kam qenë imazhi kryesor aty, kam punuar fort për atë emision, e kam dashur shumë. Por nuk mund të them që është e njëjta dashuri, jo sepse nuk e dua, por nuk është standardi që kam dashur gjithmonë në punën që bëj," - tha ajo.

Përveç kësaj, Ledjona zbuloi se pas aksidentit me motor, asnjë nga kolegët e saj të "Piranjave" nuk e ka pyetur për gjendjen e saj, duke u shprehur se pas këtij mosinteresimi do të ishte më e arsyeshme që t’i mbyllnin marrëdhëniet.

Megjithatë, ajo e theksoi se nuk ka pasur ndonjë konflikt të hapur dhe gjithçka kishte qenë një lloj "hatërmbetjeje" që kishte lindur pas një propozimi që asaj i kishte ardhur nga Top Channel. Sipas Ledjonës, ky propozim ishte për të pasur një emision të sajin, konkretisht atë të cilin ajo po e realizon në You Tube tashmë, të cilin ajo e kishte refuzuar.

Megjithatë, Ledjona u shpreh nuk ka mbyllur mundësinë për bisedime të mëtejshme, duke treguar se ende është duke folur për këtë mundësi në Top Channel.