Showbiz dhe TV

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Shkruar nga Anabel

30 Mars 2025

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Iku dhe një javë e mbushur plot me zhvillime. Lufta në Gaza nuk është ndalur ende, Trump vazhdon të mbajë “peng” Europën, Jeff Bezos do bëjë dasmë dhe katastrofat natyrore nuk kanë të ndalur.

Por, këtu jemi mbledhur për gjëra më të rëndësishme, hallet e vërteta të shqiptarëve dhe ndodhitë që na diktojnë përditshmërinë: Si po iu shkon jeta personave shumë të rëndësishëm në mejhanen tonë. Ndaj për këtë qëllim kemi përmbledhur lajmet më të klikuara të kësaj jave në Anabel.

E nisim me diçka shumë serioze: Fero kapërdin atë që ka thënë.

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Po, po, tha që nuk do i rikthehej më kurrë muzikës, por jo vetëm që iu kthye shtojzovalleve, madje shau edhe ish-bashkëshorten.

Ëngjëlli në krahun e tij të djathë ka disa ditë që ka thënë dorëheqjen me motivacionin se “nuk mundet dot më”. Djalli po buzëqesh!

Për më shumë detaje, kliko këtu

Arbana rikthehet në TV?

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Arbana shet akoma edhe pa “Top”-in, por sërish mundësia e rikthimit në ekran duket mjaft entuziaste. Moderatorja postoi një Instastory ku zgjidhte fustanet e reja për një projekt televiziv dhe të gjithë po pyesim veten se ku e si do e shohim. Jemi në pritje edhe ne, po të dinim më shumë, do ua thonim.

Për më shumë detaje klikoni këtu

1 bie 1000 ngrihen!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

“Big Brother” po mbaron, “Ferma VIP” po fillon. Të tjerë yje, të tjera drama. Por, kush do sakrifikojë lirinë për pak aventurë? Disa nga emrat i dimë dhe i gjeni në këtë artikull.

Për më shumë detaje, kliko këtu

Mariela Berisha rrezikon 3 vite burg

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Harrojini çfarë shkruam mësipër, drama e vërtetë është kjo: Prokuroria kërkoi burg me 3 vite për Mariela Berishën. Urojmë që të gjitha ju që e keni klikuar lajmin ta keni marrë mesazhin: Po nuk ia vlen moj zonjë! Për një burrë?!!!

Për më shumë detaje, kliko këtu

Dalina gabon!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Sa vdesim që dikush të gabojë! Ja, të gjithë në kërkim të gabimeve të Dalinës. Në fakt i vetmi gabim në këtë histori është që mbase ndonjëra nga ju nuk e ka parë “The Dalina Show”. Çfarë po prisni?!

Për më shumë detaje, kliko këtu

Ledjona Xheladinaj flet për largimin nga "Piranjat" dhe propozimin e Top Channel

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Ledjona nuk ishte shumë e lumtur me ish-kolegët e saj nga “Piranjat”, të cilët nuk i shkruan as edhe një mesazh pas aksidentit të rëndë që pësoi (të paktën sipas saj). Po ashtu, llogaritë nuk i kishin dalë shumë mirë as me Top Channel, kjo për faktin se Youtube e paguan shuuumë më mirë.

Për më shumë detaje, kliko këtu

Për habi, Rudina Dembacaj thotë se s'ishte gabim ftesa e Antonelës në 'Goca&Gra'

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Ftesa e Antonelës në një emision që mbështet vajzat dhe gratë, pasi ajo u përfshi në një sherr të dhunshem, nuk ishte edhe aq gabim.

Kështu u shpreh Rudina Dembacaj, një nga panelistet e emisionit “Goca &Gra".

“Nuk mendoj se ishte ndonjë gabim i madh që u ftua. Asaj iu dha mundësia, iu dha koha televizive. Që në momentin e parë mendova që Antonela do kërkonte një falje publike dhe do i bënte shumë mirë. E kërkoi faljen, por mua s’më ‘ngopi’.”, tha ajo.

Për më shumë detaje kliko këtu