Lëkura

Harrojini mbushësit: Kjo ndërhyrje për buzët po bëhet gjithnjë e më popullore

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2025

Harrojini mbushësit: Kjo ndërhyrje për buzët po bëhet

Nëse buzët tuaja nuk kanë volum dhe formë, ekzistojnë mundësi për t'ju dhënë pamjen që dëshironi. E dimë që mendimi i parë është ai i procedurës lip filler/mbushës buzësh, por së fundmi një tjetër metodë po bëhet gjithnjë e më e njohur. Kjo metodë duket se vlen për shumë vajza që mund të kenë provuar mbushësit e buzëve, por sërish nuk kanë pasur formën apo volumin e dëshiruar. Bëhet fjalë për metodën “lip lift”, thënë ndryshe në shqip ngritje e buzës.

Çfarë është një lip lift?

Një lip lift është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të minimizuar distancën mes hundës dhe buzës së sipërme.

Mund të zgjedhësh një lip lift nëse dëshiron më shumë formë, ose thënë ndryshe për të nxjerrë në pah buzën tënde natyrale dhe më pas mund të shtosh edhe volumin me mbushës.

Një tjetër arsye për të kërkuar një lip lift është pasi të keni përdorur mbushës dermal që kanë fryrë buzët tuaja në një formë jo shumë natyrale. Lip lift mund të balancojë këtë mbushje, duke ofruar një pamje më natyrale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amir M Karam, MD (@dramirkaram)

Kombinimi i dy trajtimeve

Pas nxirret në pah buza natyrale, mbushësit mund të përdoren gjithashtu për të korrigjuar asimetriknë dhe shtuar volumin.

Harrojini mbushësit: Kjo ndërhyrje për buzët po bëhet

Cili trajtim është më i përshtatshëm për ju?

Përpara se të vendosni nëse do të përdorni mbushës buzësh ose një lip lift, duhet të keni të qartë rezultatin që doni të arrini.

Nëse dëshironi vetëm të rrisni volumet e buzëve, mbushësit mund të jenë opsioni më i mirë. Mbushësit janë gjithashtu më të përshtatshëm nëse nuk jeni gati për një ndryshim të përhershëm, pasi ata zakonisht zgjasin rreth një vit. Mbushësit janë gjithashtu të korrigjueshëm, kështu që nëse nuk ju pëlqejnë rezultatet mund t’i shkrini.

Harrojini mbushësit: Kjo ndërhyrje për buzët po bëhet

Nëse jeni duke kërkuar një opsion të sigurt dhe me rrezik të ulët për buzë më të plota, mbushësit janë një mundësi më e mirë sesa lip lift.

Megjithatë, një lip lift është opsioni më i mirë kur dëshironi një ndryshim të përhershëm në buzët tuaja që nuk kërkon mirëmbajtje. Rezultatet janë të përhershme dhe nuk keni nevojë të vazhdoni me injeksione në buzë. Nëse bëhet mirë, është një investim i përjetshëm në portretin tuaj.

Artikuj të sugjeruar: