Kur ka qenë hera e fundit që keni pastruar furçat e grimit? Sipas një sondazhi nga Cosmetify, 37% e të anketuarve i pastrojnë furçat e tyre vetëm një herë në gjashtë muaj, ndërsa 26% pranuan se nuk i pastronin kurrë. E megjithatë, pavarësisht se e dimë se furçat mund të shkaktojnë puçrra, pak prej nesh mund të thonë me siguri se i pastrojmë aq shpesh sa duhet. Është e kuptueshme, pasi është një proces i mërzitshëm që ne shpesh e neglizhojmë. Për më tepër, duhen shumë orë që furçat të thahen dhe ndaj procesi merr shumë kohë dhe bëhet i mërzitshëm.
Megjithëse pastrimi i tyre nuk është procesi më emocionues, ai është absolutisht i nevojshëm. Sebumi i lëkurës, i kombinuar me grimin dhe qelizat e vdekura të lëkurës, krijon një terren të shkëlqyer mbarështimi për bakteret. Dhe siç mund ta imagjinoni, kjo nuk është e mirë për lëkurën tonë.
Furçat e papastra të grimit mund të shkaktojnë skuqje, pore të bllokuara dhe acarim të lëkurës. E njëjta gjë vlen edhe për sfungjerët, të cilët shpesh përmbajnë edhe më shumë mikrobe se furçat.
Sa shpesh duhet të pastrojmë furçat?
Në varësi të llojit të furçës që përdorni, frekuenca e pastrimit mund të ndryshojë. Furçat për teksturat e lëngëshme, të tilla si fondatina, duhet të pastrohen të paktën dy deri në tre herë në javë, ndërsa furçat me pluhur duhet të pastrohen vetëm një herë në javë. Është gjithashtu e rëndësishme t'i ruani ato në një vend të freskët dhe të thatë, larg zonave me lagështirë si tualeti.
Metoda më e mirë për pastrimin e furçave të grimit
Filloni me larjen e duarve, duke përdorur një sapun antibakterial dhe ujë të vakët. Lagni qimet e furçës, zhytni në një tas me sapun dhe fërkojeni mirë me gishta për të hequr sa më shumë produkt.
Në treg ka edhe pajisje që përshpejtojnë larjen e furçave. Një sipërfaqe plastike me “dhëmbë të vegjël” mund të reduktojë ndjeshëm kohën e pastrimit dhe mund të jetë mjaft efektive.
Burimi: Marie Claire