Celebrity

Jessica Simpson tregoi se pi spermë gjarpri rregullisht për këtë arsye

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2025

Jessica Simpson tregoi se pi spermë gjarpri rregullisht për

Jessica Simpson, aktorja dhe këngëtarja amerikane ndau sekretin për vokalin e saj fantastik: sperma e gjarprit.

Artistja postoi një video në Instagram, ku tregoi se pi “spermë gjarpri” me rekomandimin e trajnerit të saj vokal. 

Videoja tregoi Simpson duke pirë pijen bimore kineze që ndër përbërësit e saj ka dhe spermën e gjarprit, ndërsa i shpjegonte qëllimin e veprimit të saj grupit të hutuar të asistentëve. 

Kur u pyet nëse pija jo kaq e zakontë ishte e ngjashme në shije me çajin, ajo e krahasoi atë më shumë me mjaltin. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson)

Në fund, Simpson tha se pija e ka përmirësuar zërin e saj të të kënduarit. "Nëse doni një vokal të mirë, duhet të pini spermë gjarpëri," këshilloi ajo.

Muajin e kaluar, Simpson rrëfeu për herë të parë në një intervistë se të hequrit dorë nga alkooli përgjithmonë e ndryshoi atë si artiste muzikore.

“Momenti kur fillova të pi shumë ishte kur fillova të shkruaj muzikë në vitin 2016 dhe po përfundoja nëpër situata ku filloi të më vinte keq për veten”, tha ajo.

Jessica Simpson tregoi se pi spermë gjarpri rregullisht për

Jessica Simpson festoi shtatë vjetorin e saj të lënies së alkoolit në nëntor të vitit 2024. "Unë në fakt jam shumë më e qetë pa alkool dhe në fakt besoj shumë më tepër te vetja pa të," tha ajo.