Celebrity

Rrini të qetë! Ja si qëndron e vërteta pas unfollow-t të Justin-it nga Hailey Bieber

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2025

Rrini të qetë! Ja si qëndron e vërteta pas unfollow-t

Hailey Bieber rindezi thashethemet për një ndarje mes saj dhe Justin Bieber-it pasi njerëzit panë se ajo nuk e ndjiqte më Justin-in në Instagram. Teksa shumë lagën shami me lot dhimbjeje e të tjerë kënaqësie, na doli që asnjë “unfollow” nuk ka ndodhur me të vërtetë!

Justin-i thjesht çaktivizoi shkurtimisht llogarinë e tij dje dhe më pas e riaktivizoi atë - duke shkaktuar një defekt që bëri të duket sikur Hailey e kishte hequr atë nga lista e personave që ndjek.

Problemi nuk është vetëm kjo ngatërresë me Hailey-n, por po preken të gjithë ndjekësit e Justin-it. Tani për tani, nëse provoni të kërkoni emrin e tij në listën e ndjekësve të personave të tjerë që e ndjekin atë në Instagram, ai thjesht nuk do të shfaqet.

Duhet të theksojmë se Justin ndërkohë po e ndjek ende Hailey-n.

Rrini të qetë! Ja si qëndron e vërteta pas unfollow-t

Kjo duhet të sqarojë paqartësinë pasi fansat syshqiponjë menduan se Hailey hoqi dorë nga Justin (të paktën në Instagram), por vunë re se ajo ende po ndiqte @Jaileysiconic - një faqe fansash e mbushur me foto të çiftit.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja përballet me diçka të tillë - në janar, Justin ngjalli shqetësim në mesin e fansave pasi ata vunë re se ai nuk e ndiqte më Hailey-n.

Ai i mbylli me shpejtësi thashethemet, duke sqaruar se dikush kishte vjedhur llogarinë e tij.

Rrini të qetë! Ja si qëndron e vërteta pas unfollow-t

Kohët e fundit, njerëzit kanë qenë të shqetësuar dhe për gjendjen shëndetësore të Justin-it, duke aluduar edhe se mund t’i jetë rikthyer substancave të dëmshme. Megjithatë, çifti janë parë të qetë e të lumtur me djalin e tyre, duke shijuar pushime mes miqve.

Mesa duket, njerëzit nuk do i lënë kurrë të qetë çiftin Bieber!

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: TMZ