Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta tregojnë se je me personin e duhur.
Shpreh ndjenjat dhe emocionet hapur: Një partner që nuk ka frikë të tregojë ndjesitë dhe të komunikojë është një shenjë e fortë e një lidhjeje të qëndrueshme.
Komunikimi është i rrjedhshëm: Një marrëdhënie e fortë bazohet në aftësinë për të folur hapur dhe për të dëgjuar njëri-tjetrin.
Të respekton dhe merr parasysh ndjenjat e tua: Nëse sillet me mirësi, të mbështet dhe ka konsideratë për emocionet e tua, atëherë ai është një partner ideal.
Ka nevojë për hapësirë personale: Një njeri që di të kalojë kohë vetëm dhe të reflektojë, shpesh është më i qëndrueshëm emocionalisht dhe më i gatshëm për një marrëdhënie të shëndetshme.
Përpiqet për marrëdhënien: Një lidhje nuk funksionon vetë – të dy duhet të kontribuojnë për ta mbajtur atë të fortë dhe të balancuar.
Të bën për të qeshur: Humori dhe e qeshura janë thelbësore në një marrëdhënie të gjatë – nëse ai arrin të të bëjë të ndihesh mirë, ke bërë zgjedhjen e duhur!