Kinema & TV

Ndriçim Xhepa rrëfen pengun e aktores para se të ndahej nga jeta

Shkruar nga Anabel

4 Prill 2025

Ndriçim Xhepa rrëfen pengun e aktores para se të ndahej nga

Ndriçim Xhepa ka folur i emocionuar për humbjen e nënës së tij, aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa. Gjatë homazheve, ai ndau detaje lidhur me ditët e fundit të jetës së aktores, duke thënë se jeta për të vijonte normalisht.  

“E mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme shëndetësore; lodhjet e viteve bëjnë të vetën.”

Ai rrëfeu gjithashtu edhe pengun e aktores, e cila dëshironte të ishte edhe njëherë pjesë e një filmi, por fatkeqësisht nuk mundi.

“Kishte një natyrë të çuditshme. Madje, kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte se për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një.”

Margarita Xhepa, një nga aktoret më të mëdha të skenës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi artistike të pasur. E njohur për interpretimet e saj të fuqishme dhe zërin e ngrohtë, Xhepa ishte një ikonë e teatrit dhe kinemasë shqiptare, e dashur nga publiku dhe e respektuar nga breza të tërë aktorësh.

Artikuj të sugjeruar: