Shtëpia

75 vite me Gorenje: Emri që prej dekadash lehtësoi jetën tonë brenda shtëpisë

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2025

75 vite me Gorenje: Emri që prej dekadash lehtësoi jetën

Një vizion i qartë për ta bërë jetën më të lehtë e ka kthyer Gorenje-n në një nga prodhuesit kryesorë të pajisjeve elektroshtëpiake. Që nga fillimet e saj 75 vite më parë, rreth 127 milion pajisje elektroshtëpiake kanë gjetur vendin e tyre në mbi 60 vende të botës. Sot, gama e gjerë e pajisjeve cilësore të fokusuar në inovacion, dizajn dhe qëndrueshmëri, përfaqëson trashëgiminë e pasur të kompanisë.

75 vite me Gorenje: Emri që prej dekadash lehtësoi jetën

Nga një fshat i vogël slloven deri te njohja në nivel global

Historia filloi në fshatin piktoresk Gorenje, në Slloveni, në vitin 1950. Në një punëtori të vogël, kompania nisi prodhimin e makinerive bujqësore. Rritja e shpejtë e kompanisë solli zhvendosjen e saj në Velenje, qyteti që ka mbetur qendra e saj që nga viti 1960.

Gjatë rrugëtimit të saj, Gorenje është bërë një nga markat më të njohura sllovene dhe lider në rajonin Adriatik, me një pjesë të tregut prej rreth 30%. Pas bashkimit me Hisense Group në vitin 2018, Gorenje fitoi akses në tregje të reja dhe mundësi për zhvillim më të shpejtë teknologjik. Në vitin 2024, në Evropën Lindore, Gorenje u rendit në vendin e dytë me 10,6% të tregut.

Inovacion për një jetë të thjeshtuar

Misioni i Gorenje ka qenë gjithmonë të lehtësojë jetën e përditshme dhe të bëjë punët e së përditshmes më të thjeshta e të këndshme. Produktet e saj përmbajnë teknologji inovative që ofrojnë përdorim intuitiv dhe rezultate të përkryera. Nga kujdesi për rrobat deri te gatimi me teknologji të avancuara, Gorenje garanton cilësi dhe efikasitet maksimal.

Dizajn funksional që impresionon

Gorenje ka sjellë dizajnin si një mjet kryesor konkurrues në tregun e pajisjeve elektroshtëpiake. Me bashkëpunime me emra të njohur si Pininfarina, Ora Ito, Karim Rashid dhe Starck, Gorenje ka fituar çmime prestigjioze, si Red Dot Award, iF Design Award dhe German Design Award.

Zgjidhje inteligjente dhe qëndrueshmëri

Përveç zhvillimit të pajisjeve inteligjente, Gorenje ka prezantuar platformën ConnectLife, që mundëson kontroll të pajisjeve në distancë, monitorim dhe menaxhim përmes smartphone-it. Përkushtimi ndaj qëndrueshmërisë vërehet edhe në përdorimin e materialeve të riciklueshme dhe funksioneve që kursejnë energji, ujë dhe kohë. Medalja e argjendtë EcoVadis 2024 dhe certifikata Green Star 2023 janë dëshmi të angazhimit të Gorenje për një të ardhme më ekologjike.

75 vite me Gorenje: Emri që prej dekadash lehtësoi jetën

Fokus i fortë në të ardhmen

E ardhmja e pajisjeve elektroshtëpiake është në ekosisteme të zgjuara, të cilat komunikojnë dhe automatizojnë detyrat, duke kursyer kohë dhe përpjekje. Kjo është në përputhje të plotë me vlerat e Gorenje, e cila do të vazhdojë të ofrojë produkte cilësore dhe të besueshme për klientët e saj.

Përveç pajisjeve, Gorenje është gjithashtu mbështetëse e fuqishme e eventeve sportive, duke sponsorizuar gara si Kampionatin Europian të Handbollit 2024, UEFA EURO 2024, FIFA CLUB WROLD CUP 2025 si dhe klubet dhe federatat kombëtare.

Në Gorenje e dinë se e ardhmja u përket brezave që vlerësojnë markat që ndikojnë pozitivisht në botë. Dhe synimi i tyre është të jenë pjesë e kësaj të ardhmeje.

75 vite me Gorenje: Emri që prej dekadash lehtësoi jetën