Celebrity

Taylor Swift dhe Blake Lively i japin një shans të dytë miqësisë së tyre

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2025

Taylor Swift dhe Blake Lively i japin një shans të dytë

Taylor Swift dhe Blake Lively duket se kanë lënë pas keqkuptimet e krijuara së fundmi për shkak të mosmarrëveshjes ligjore të aktores me Justin Baldoni-n. Sipas informacioneve të cituara nga NewsNation, dyshja janë sqaruar dhe i kanë dhënë një shans miqësisë së tyre.

"Blake kërkoi falje dhe tani ato po flasin përsëri," pohoi një burim.

Keqkuptimi në marrëdhënien e tyre u shfaq janarin e kaluar, kur Lively akuzoi Justin Baldoni-n për ngacmim seksual dhe ndërtimin e një fushate shpifjeje kundër saj. Një burim më pas zbuloi se Swift ishte mërzitur me Blake dhe ndihej e përdorur, pasi emri i saj u përfshi në këtë çështjen gjyqësore.

Këngëtarja 35-vjeçare u gjend padashur në qendër të një beteje ligjore të ashpër mes Lively-t dhe Justin Baldoni-t, kur ky i fundit pretendoi se Lively përdori emrin e Swift për ta kërcënuar.

 “Taylor është e mërzitur që u përfshi në këtë konflikt”, tha një burim në atë kohë.  “Ajo thjesht po mbështeste shoqen e saj, ndaj kishte shkuar në shtëpinë e Lively për të kaluar pak kohë së bashku dhe tani ajo vizitë është bërë pjesë e padisë së Baldonit.”

Në një seri mesazhesh të bëra publike, Lively e krahasoi veten me  Khaleesi të “Game of Thrones”, ndërsa i quajti Reynolds dhe Swift "dragonjtë" e saj. 

Miqësia mes dyshes filloi në vitin 2015, kur Blake Lively postoi një foto nga një fushatë e L'Oréal që i referohej videoklipit muzikor të Taylor Swift, Bad Blood. Kjo tërhoqi vëmendjen e këngëtares, duke i bërë ato të krijonin miqësi mes tyre.

Më shumë rreth dramës: