#1. Egli – Gjesti
Është zyrtare! Egli nuk e duron dot më Gjestin. Tani asaj veprimet e tij i duken “lojëra fëmijënore”. Gjërat që ai ka bërë që nga fillimi, ajo u shpreh se “ia kanë nxirë” qëndrimin brenda shtëpisë. “Je njeri me trauma” i tha Gjesti dhe “prej teje i kam” u përgjigj Egli. Më pas, me inkoherencën që e karakterizon (sipas Eglit), Gjesti i kërkon “të bëjnë dashni” sepse po plaste. Vetëm Neda ishte dakord që kjo të ndodhte.
#2. Jozi – Loredana
Nuk qenka e shkruar të formohet një çift i mirëfilltë këtë edicion të Big-ut dhe fatkeqësisht, dashuria zor se sforcohet. Loredana thotë se mendimet e kundërta nuk po e lejojnë dashurinë e tyre të lulëzojë. Jozi nga ana tjetër shprehet i bindur se e ka parë Loredanën vetëm me syrin e dashurisë që ditën e parë dhe asgjë tjetër nuk i intereson. Loredana na tregoi se nuk i ha më ato bishtaja dhe madje lëshoi batutën e mbrëmjes duke thënë se ndihet më shumë si “çupa e xhaxhait” sesa e dashura e Jozit.
#3. Rikthimi i Jozit
Po flasim për atë antipatikun e fillimit që ishim të bindur se nuk ishte zhdukur kurrë gjithsesi. Jozi i përmendi Eglit “nderin” dhe “pafytyrësinë” dhe se sa “kokëulur” e ka lënë të atin pas veprimeve të saj brenda shtëpisë. Biem dakord me Nedën në këtë rast, që e adresoi Jozin si lojtarin më ofendues të këtij edicioni, që kur banorët i kthehen në vetëmbrojtje, ai vendos të bëjë si viktima e rastit.
#4. Linja e jetës së Laertit
View this post on Instagram
#5. Eliminohet Aldo
Nga televotimi i hapur brenda natës.
#6. Finalistja e parë: Rozana
View this post on Instagram
#7. Rozana nxjerr 2 veta në televotim
Për finalistin e dytë të shtëpisë. Rozana zgjodhi Eglin dhe Laertin. Pyetja është e thjeshtë, kë doni të çoni në finale?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.