Prilli pritet të sjellë sfida për disa shenja të horoskopit. Planete në prapavijë, hëna e plotë dhe tranzite të pafavorshme do të jenë prezente dhe bëjnë thirrje për durim dhe qetësi përpara çdo veprimi.
Por, cilat janë shenjat pa fat të muajit?
Virgjëresha
Anulime, shtyrje udhëtimesh, debate dhe tensione: Këto katër fjalë do të karakterizojnë prillin për ju dhe mund t’ju çojnë në lëvizje të nxituara, për të cilat mund të pendoheni. Reflektoni nëse e keni tepruar gjatë një debate me dikë, pranoni gabimin dhe përpiquni të rregulloni raportin. Silluni me kujdes nëse dëshironi që marrëdhëniet tuaja të jenë të paqta këtë muaj.
Peshorja
Na vjen keq: priten prishje marrëdhëniesh personale dhe profesionale. Nevoja juaj për ekuilibër bëhet më e madhe, ndërsa harmonia gjithashtu zhduket nga jeta juaj gjatë kësaj kohe. Gjërat do të përmirësohen në vazhdim, pavarësisht disfatave që mund të keni, ndaj jini të durueshëm.
Ujori
Eklipsi hënor në Akrep më 24 Prill aktivizon sektorin tuaj të karrierës, duke sjellë sfida me eprorët apo probleme në çështjet profesionale. Mërkuri prapavijë gjithashtu shkakton konflikte në shtëpinë dhe familjen tuaj, ndaj mendohuni mirë para se të flisni, pasi të tilla debate do të duan komunikim të kujdesshëm.
Burimi: Marie Claire