Ish-banori i “BBVA”, Aldo Marku ka sqaruar deklaratën e tij të dashurisë ndaj Danjës. I ftuar në “Fan Club”, ai theksoi se në fakt bëhej fjalë për një strategji në lojë dhe asgjë nga ato që kishte thënë nuk ishte e vërtetë.
Sipas tij, ai dëshironte të dinte se si do të sillej Danja pas kësaj deklarate dhe nëse do të mbante të njëjtim qëndrim si me G Banin.
“6 ditë përpara se unë t’i bëja disa deklarata Danjës, kam qenë me Kelly-n dhe Gertën, ku iu kam thënë atyre se ndihem shumë i zhgënjyer që ajo më ka akuzuar se e kam parë çuditshëm dhe iu kam thënë që do ta pranoj se e kam parë çuditshëm, dhe akoma më shumë, do t’i deklarohem se kam rënë brenda me të, vetëm për të parë se si do të sillet me mua, për të parë nëse do ta ruajë atë standardin që kishte vendosur me G Banin, ku i tha se nëse dikush ndjen për mua dhe thotë se më pëlqen, unë e mbaj larg”, tha Aldo.
Edhe pse u duk si një deklaratë e vërtetë dhe u komentua gjerësisht, Aldo mohoi të ketë pasur ndonjëherë ndjenja për Danjën. Ai theksoi se ishte e gjitha lojë, pasi nuk do i afrohej kurrë një vajze që është e lidhur.
“Jo, jo. Doja ta provoja duke i thënë të pëlqej, më shumë akoma të dua Danjës që nuk ka shanse, është e lidhur dhe nuk do ta bëja kurrë," tha ai.
Në përfundim, Aldo theksoi se Danja i mbajti distancë dhe kjo bëri që ai të ndihej keq, pasi nuk kishte më dëshirë që të luante me këtë pjesë.
Artikuj të sugjeruar: