Out and About

Një e ardhme më e Gjelbër: Forcimi i Efiçiencës Energjitike në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

7 Prill 2025

Një e ardhme më e Gjelbër: Forcimi i Efiçiencës

Lideri global në prodhimin e materialeve inovative të izolimit me lesh guri, ROCKWOOL, sjell një analizë
të detajuar mbi izolimin termik në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Kompania ROCKWOOL, lider global në prodhimin e materialeve inovative të izolimit me lesh guri, ka analizuar në detaje praktikat e izolimit në Shqipëri dhe vendet fqinje, duke nxjerrë konkluzione të vlefshme dhe rekomandime të mira për arritjen e standardeve të BE-së. Izolimi termik është një faktor kyç i efiçiencës energjitike në ndërtesa, duke ndikuar drejtpërdrejt në komoditetin, konsumin e energjisë dhe kostot financiare. Instalimi i izolimit të duhur rezulton në kursime të konsiderueshme të energjisë, duke reduktuar kostot e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe duke krijuar një temperaturë më të rehatshme në ambientet e brendshme. Reduktimi i konsumit të energjisë çon gjithashtu në uljen e emetimeve të gazeve serrë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Shqipëria ka një mundësi të konsiderueshme për të përmirësuar standardet e saj të izolimit termik, që do të rezultonin në fatura energjie më të ulëta, komoditet më të lartë në ambientet e brëndshme dhe ndikim më të vogël kundrejt mjedisit.

“Disa vende të rajonit tashmë kanë vendosur standarde kombëtare për izolimin termik dhe kanë zhvilluar fushata edukative për të theksuar rëndësinë e tij, duke futur gjithashtu stimuj financiarë për projektet e ndërtimeve që përmbushin kritere specifike të efiçiencës së energjisë.

Një e ardhme më e Gjelbër: Forcimi i Efiçiencës

Me adaptimin e këtyre praktikave, Shqipëria mund të përmirësojë edhe më tej efiçiencën energjetike të ndërtesave, duke sjellë përfitime të konsiderueshme si për qytetarët, ashtu edhe për mjedisin”, deklaroi Paolo Migliavacca, Drejtor i Njësisë së Biznesit për Italinë dhe Adriatikun Lindor, ROCKWOOL.

Praktikat e izolimit termik në vendet fqinje

Vendet fqinje të Bashkimit Evropian, si Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia, përveç rregullave të tyre të brendshme, ndjekin udhëzimet e BE-së mbi efiçiencën e energjisë. Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjithashtu kanë adaptuar standarde të ngjashme me ato të BE-së.

Një e ardhme më e Gjelbër: Forcimi i Efiçiencës

Trashësia e izolimit të mureve në vendet e Bashkimit Evropian varion nga 5 deri në 10 centimetra. Për çatitë e pjerrëta, nga 8 deri në 14 centimetra, ndërsa trashësia e izolimit për çatitë e sheshta varion nga 9 deri në 16 centimetra. Sllovenia ka standardet më të mira në rajon, ku trashësia e izolimit të mureve shkon nga 18 deri në 20 centimetra. 27 centimetra për çatitë e sheshta dhe rreth 24 centimetra për çatitë e pjerrëta.

Leshi i gurit ofron një zgjidhje për sfidat më të mëdha të qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të sotëm, duke i rezistuar temperaturave deri në 1000°C, duke mbrojtur nga myku dhe zhurmat e jashtme, duke lehtësuar menaxhimin e konsumit të ujit dhe duke mbetur i pandryshuar edhe pas 65 vitesh nga instalimi. I bazuar në një nga burimet natyrore, shkëmbi vullkanik, leshi i gurit është një nga materialet më cilësore dhe më të qëndrueshme për izolimin e ndërtesave, dhe kompania daneze ROCKWOOL është lider në prodhimin e materialeve të izolimit me lesh guri prej 85 vitesh.