Lifestyle

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Wolt ka pasur një ndikim të rëndësishëm në peisazhin e bisnesit shqiptar, duke mbështetur tregtarët lokalë dhe duke rritur prezencën e tyre. Kristi Llambiri nga Kok’A Pul, Meglin Kurti nga D’Angelo Albania dhe Aldo Rama nga Pastaria kanë ndarë përvojat e tyre mbi mënyrën se si Wolt ka ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre.

Që nga prezantimi i tij në fillim të vitit 2024, Wolt ka transformuar me shpejtësi peizazhin e shpërndarjes në Tiranë. Kompania teknologjike amerikano-finlandeze ka ndërtuar me shpejtësi një rrjet të fortë, duke bashkëpunuar me mbi 450 biznese lokale dhe duke punuar me më shumë se 200 korrierë, duke ofruar një shërbim cilësor dhe komod për klientët përreth qytetit. E themeluar në vitin 2014, Wolt është rritur nga një startup i vogël në një qytet të vetëm, në një platformë globale, e cila operon në 1,000 qytete në 31 vende.

Impakti i Wolt shkon përtej shpërndarjes – po kontribuon gjithashtu në rritjen e bizneseve lokale, arritjen e një audience më të gjerë, dhe optimizimin e aktivitetit. Pronarët e bizneseve si Kristi Llambiri nga Kok’A Pul, Meglin Kurti nga D’Angelo Albania dhe Aldo Rama nga Pastaria, ndanë me ne mënyrat se si platforma ka kontribuar në rritjen e bizneseve të tyre.

Më Shumë Dukshmëri, Më Shumë Rritje

Kristi Llambiri, pronari i Kok’A Pul, mësoi për herë të parë rreth Wolt përmes një prezantimi të drejtpërdrejtë dhe të detajuar nga një përfaqësues i kompanisë. Para pranisë së Wolt në Shqipëri, Kok’A Pul punonte me kompani të tjera të shpërndarjes dhe e konsideronte sistemin funksional. Megjithatë, prezantimi i Wolt dëshmoi menjëherë se klientët e gjenin shumë më të përshtatshëm të porosisnin nga shtëpia, duke sjellë një rritje të ndjeshme të shitjeve. “Ashtu siç shumë klientë kanë shkarkuar Wolt për të porositur nga Kok’A Pul, ne gjithashtu kemi fituar klientë besnikë nga përdoruesit e Wolt,” shprehet Llambiri.

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Për Meglin Kurti, pronarin e D’Angelo Albania, Wolt ofroi një mundësi premtuese për të zgjeruar bazën e klientëve pa kërkuar një investim të madh në logjistikë. Ajo e zbuloi për herë të parë Wolt përmes rrjeteve sociale dhe rekomandimeve nga pronarë të tjerë biznesesh. “Platforma si Wolt do të luajnë një rol kyç në mbështetjen e bizneseve të vogla duke i sjellë më afër klientit,” thotë Kurti. Që nga integrimi me platformën, restoranti i tij ka përjetuar një rritje të ndjeshme të porosive dhe angazhimit të klientëve, nëpërmjet strategjive promovuese të Wolt dhe dukshmërisë më të madhe në aplikacion.

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Aldo Rama, pronari i Pastaria, u prezantua fillimisht me Wolt si një përdorues, duke e përdorur platformën në vende të tjera. Vendimi i tij për të bashkëpunuar me Wolt u ndikua nga reputacioni ndërkombëtar i kompanisë dhe prania e saj e konsoliduar në tregun e shpërndarjes së ushqimit. Ai thekson se platforma e Wolt është jashtëzakonisht e mirë-strukturuar dhe e lehtë për t’u përdorur. Algoritmi i avancuar jo vetëm që përmirëson përvojën e përdoruesve fundorë, por gjithashtu optimizon funksionimin e restoranteve, duke e bërë menaxhimin e porosive më të thjeshtë për stafin. Më parë, vonesat në shpërndarje ishin një sfidë e madhe, duke ndikuar në kënaqësinë e klientëve dhe perceptimin e markës. Megjithatë, bashkëpunimi me Wolt i ka zgjidhur efektivisht këto çështje, duke rikthyer besimin e klientëve dhe duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të shërbimit.

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Efekti i Wolt në bizneset lokale shqiptare

Model Operativ i Avancuar dhe Përvojë e Përmirësuar e Klientit

Një nga avantazhet kryesore që Kurti thekson është sistemi i lehtë për përdoruesit e Wolt, i cili ofron raporte të detajuara të shitjeve dhe mjete për analizën e të dhënave. Këto veçori kanë qenë të vlefshme për ndjekjen e performancës dhe optimizimin e operacioneve. Para bashkëpunimit me Wolt, D’Angelo Albania kishte vështirësi me logjistikën e shpërndarjes dhe ruajtjen e cilësisë përtej dyqanit fizik. Me Wolt, i cili menaxhon logjistikën, këto sfida janë reduktuar ndjeshëm.

“Që nga bashkëpunimi me Wolt, Pastaria ka përfituar nga një proces i mirë-strukturuar prezantimi, i ndjekur nga fushata marketingu që kanë forcuar njohjen e markës dhe kanë rikthyer besimin e klientëve. Këto përpjekje kanë sjellë një rritje të qëndrueshme të shitjeve,” shprehet Rama.

Një përmirësim i rëndësishëm për Kok’A Pul ka qenë integrimi i Wolt me Logical, një sistem i brendshëm i menaxhimit të porosive. Më parë, porositë shkruheshin manualisht dhe dërgoheshin në kuzhinë, por tani ato transferohen automatikisht në sistemin KDS, duke rritur produktivitetin dhe duke reduktuar gabimet. Vonesat dhe ngatërrimet, që më parë ishin një shqetësim kryesor, janë eliminuar falë proceseve të optimizuara të Wolt.

Përtej përmirësimit të logjistikës, Rama beson se Wolt luan një rol jetik në kontributin për bizneset e vogla që të rriten dhe të zgjerojnë operacionet e tyre, duke u ofruar mundësi për të depërtuar në një bazë më të gjerë klientele dhe duke përmirësuar aftësitë e tyre të shërbimit.

Historitë e suksesit të Kok’A Pul, D’Angelo Albania dhe Pastaria dëshmojnë se si Wolt po ridimensionon tregun e shpërndarjes në Shqipëri. Përmes logjistikës së optimizuar, teknologjisë së lehtë për përdorim dhe strategjive të marketingut, Wolt u ofron bizneseve mjetet që u nevojiten për të lulëzuar. Ndërsa zgjidhjet digjitale vazhdojnë të ndikojnë në zakonet e konsumatorëve, bashkëpunimet me platforma si Wolt do të mbeten një faktor kyç në nxitjen e rritjes dhe inovacionit në industrinë e restoranteve, e përtej.

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻