Health

Urren datëlindjen tënde? 5 nga arsyet pse kjo ndodh

Urren datëlindjen tënde? 5 nga arsyet pse kjo ndodh

Datëlindja është një ditë që feston ekzistencën tuaj dhe do të duhej të ishte një nga ditët më të preferuara të vitit, por për shumë njerëz kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë që disa mezi presin këtë ditë për të festuar me dhurata dhe urimet e të afërmve, të tjerë kanë arsye të forta për të mos e pritur me gëzim. Ja pesë arsye pse disa njerëz e urrejnë ditën e lindjes së tyre:

Traumat e fëmijërisë:

Disa individë kanë kujtime të hidhura nga fëmijëria, për shembull prej prindërve që mund t’ua kenë injoruar këtë gëzim në vegjëli. Këto përvoja të këqija mund të lënë pasoja të thella që ndihen ende dhe në moshën e rritur.

Mungesa e një grupi mbështetës miqsh:

Shumë njerëz nuk kanë miq për të festuar datëlindjen dhe kjo mund të jetë një kujtesë e dhimbshme e boshllëkut social. Për këtë arsye, ata mund të përpiqen të fshehin zhgënjimin duke u  shtirur se nuk u intereson festa.

Ndjenja e pakëndshme kur je në qendër të vëmendjes:

Për disa, të gjithë sytë që janë të përqendruar te ta mund të shkaktojnë ankth dhe ndjenjë mbingarkese. Ata mund të preferojnë festime më të qeta dhe intime, larg nga vëmendja e tepërt.

Humbja dhe pikëllimi:

Datëlindja mund të sjellë kujtime të dhimbshme për ata që kanë humbur të dashur, si gjyshja që gjithmonë ishte e para për të uruar. Për shumë njerëz, kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për ata që nuk janë më, duke thelluar ndjenjat e humbjes dhe trishtimit.

Frika nga plakja:

Datëlindja mund të shërbejë si një kujtesë e kalimit të shpejtë të kohës dhe shqetësimeve për arritjet që nuk janë realizuar ende. Për disa, sidomos gratë, kjo mund të jetë një ditë që thekson presionet shoqërore rreth plakjes dhe kalimit të viteve.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Your Tango

REELS

Art dhe dashuri 🤍

Kështu dua të vishem në dasmat e fisit që të mos i flas askujt

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Do you hate your birthday? 5 reasons why this happens

Urren datëlindjen tënde? 5 nga arsyet pse kjo ndodh

Birthdays are a day that celebrates your existence and should be one of the most favorite days of the year, but for many people, that's not true. While some eagerly await this day to celebrate with gifts and congratulations from loved ones, others have strong reasons not to look forward to it with joy. Here are five reasons why some people hate their birthdays:

Childhood traumas:

Some individuals have bitter memories from childhood, for example of parents who may have ignored this joy in their childhood. These bad experiences can leave deep consequences that are still felt in adulthood.

Lack of a support group of friends:

Many people don't have friends to celebrate their birthday with, and this can be a painful reminder of the social void. For this reason, they may try to hide their disappointment by pretending not to care about the party.

Feeling uncomfortable when you are the center of attention:

For some, all the eyes focused on them can cause anxiety and a feeling of overload. They may prefer quieter, more intimate celebrations, away from excessive attention.

Loss and grief:

Birthdays can bring back painful memories for those who have lost loved ones, like the grandmother who was always the first to wish them well. For many, this day is a painful reminder of those who are no longer with them, deepening feelings of loss and sadness.

Fear of aging:

Birthdays can serve as a reminder of the rapid passage of time and worries about achievements that have not yet been realized. For some, especially women, this can be a day that highlights societal pressures around aging and the passing of the years.

Suggested articles:

Source: Your Tango