Sikleti i alergjive që vijnë me stinën e pranverës është aq i madh, sa ata që e kalojnë mbi kurriz, s'do ia uronin as armiqve të tyre më të këqij. Teshtimat, irritimi i syve, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje kaq të mundimshme për ata që e vuajnë.
Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave të tyre ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.
Ja disa prej tyre:
Mjalti
Mjalti është i përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre. Ai është një ushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është shumë i pasur me kuercetinë, një përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator dhe si pasojë edhe në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.
Salmoni
Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.
Ananasi
Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës (përzierje natyrale e enzimave të nxjerra nga trungu dhe fruti i ananasit), ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, pasi është plot me vitaminë C.
Qepa
Një ushqim fantastik kundër alergjive, që mund të përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban bollël kuercetine, një element që lufton gjendjen e alergjive.
Shafrani i Indisë
Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma, është një super zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm dhe rritur forcimin e sistemit imunitar. Shafrani i Indisë mund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefil, limon dhe bëhet pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.
Agrumet
Agrumet si portokalli, qitroja, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C. Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në kontrollimin e simptomave të alergjive.
Ha oriz, quinoa dhe misër
Ndihmo veten mes ushqimit duke shmangur bukën, pastat, çdo gjë që bëhet nga gruri.
Uthulla e mollës
Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.
Ndërkohë, disa ndere të tjera që mund t'i bëni vetes nëse keni teka me ushqimet, i gjeni më poshtë:
Rri në shtëpi
E dimë që është e para zgjidhje që të shkon në mendje, por është vërtet shpëtim. Nëse mundesh të shmangësh një pjesë të lëvizjeve, bëje.
Mbaji dritaret e mbyllura ose të mbuluara me rrjet mushkonjash
Kështu shmang futjen e polenit në shtëpi.
Përdor maskë kur del nga shtëpia
Zvogëlon sërish mundësinë e kontaktit të urryer me polenin.
Artikuj të sugjeruar:
- Dallimet e vogla mes kollës mund të tregojnë shumë për shëndetin tënd
- 10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina
- A të bën zbutësi i buzëve të kesh nevojë për më shumë zbutës?
- Uji me fara chia: Të mirat, të këqijat, receta dhe alternativa përgatitjeje
- Po i shfryni hundët keq! Mjeku tregon rreziqet që mund t’ju kanosen