
Aldo Marku e ka lënë garën në shtëpinë e “BBVA 4”, por kjo nuk do të thotë që nuk godet me spond nga jashtë. I ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banori u shpreh se ka pasur “shumë budallenj” këtë vit në “Big Brother” dhe si shembull përmend emrin e Valbonës.
Duke e nisur me shprehjen: "Sa të mendohet i zgjuari, budallai ka mbaruar punë, e bitisi duke u shprehur:
“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës".
Megjithatë, ndër “budallenjtë e shumtë”, veçoi një person inteligjent: Laertin, por tha se pavarësisht inteligjencës, aktori nuk kishte shumë strategji në lojë.
“Nuk e vlerësoj fare lojën e Laertit. Gjithçka që ai bëri ishte për shkak të Valbonës. Ai u bë aktiv vetëm për shkak të historisë së tyre dhe 90% e sulmeve që ka marrë kanë ardhur prej kësaj lidhjeje. Me Rozin çdo gjë ka qenë e stisur dhe e llogaritur nga ata. Më pas, kanë dalë në prime me gjërat nga jashtë. Për mua është më inteligjenti aty, më me bagazh dhe më dinaku gjithashtu. Por loja e tij nuk vlen".
Pra, sipas Aldos, në kompaninë e “budallenjve”, Valbona është një CEO dhe Laerti i pushuar nga puna. Nejse, se ne drama duam dhe shpresojmë që Valbona të kundërpërgjigjet.
Artikuj të sugjeruar:
- Më falni, por s’besojmë se jemi të vetmit që mendojmë se takimi Egli-Olsi ishte paksa pasiv-agresiv
- Sikur të mos mjaftonin dramat, Blero ka një paralajmërim nëse nuk fiton Gjesti
- Finalja e “BBVA 4”: Ja sa banorë do të garojnë për çmimin e madh
- Laerti shpallet finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 4”
- E papritura ndodhi! Egli dhe Olsi Bylyku përballen në “Big Brother VIP Albania 4”
- Egli dhe Gjesti mendojnë se Laerti ka gënjyer për rrëfimin e tij mbi abuzimin o.O