Si fillim,
Çfarë është "terrori i natës"?
"Terroret e natës" janë një lloj shqetësimi gjatë gjumit. Një fëmijë që vuan prej tyre mund të ngrihet papritur nga gjumi duke qarë, bërtitur apo duke u ankuar nën zë edhe pse gjysmë në gjumë. Kjo sepse ai ndodhet në gjendjen midis të qenit në gjumë dhe zgjuar, nuk është i vetëdijshëm për prezencën tuaj dhe s’mund të të kthejë përgjigje, pavarësisht nga ajo që ju po i thoni apo bëni.
Ekspertët mendojnë se ky fenomen i ngjason një përhumbjeje të mistershme që zakonisht ndodh gjatë fazave tranzit të gjumit që bëjmë çdo natë. Një episod i tillë mund të zgjasë nga disa minuta, në një orë, dhe kur e gjitha mbaron fëmija fle sërish duke mos kujtuar asgjë nga incidenti.
"Terroret e natës" ndodhin përgjithësisht tek fëmijët e vegjël, deri në moshën 12-vjeçare.
Cili është ndryshimi mes "terrorit të natës" dhe maktheve?
Nëse fëmija yt ka kaluar një natë terrori, nuk do ta mbajë mend. Ndërsa një makth, e zgjon fëmijën tërësisht nga gjumi. Jo vetëm që i kujtohet çfarë pa në ëndërr, por edhe flet për të dhe do të ketë dikë afër që ta kalojë.
Prindërit do ta dallojnë lehtësisht nëse fëmija kaloi një natë terrori apo një makth. Nëse në mëngjes i shqetësuari i vetëm jeni ju, atëherë fëmija ka kaluar "terror nate".
Ç’bëhet në të tilla raste?
Mos u përpiqni ta zgjoni fëmijën. Përpjekjet tuaja për ta qetësuar, jo vetëm që do të refuzohen, por do ta bëjnë edhe më të egër fëmijën. Edhe nëse vogëlushët tuaj janë gati për të lënduar veten fizikisht, mos e prekni. U flisni me qetësi dhe qëndrojuni afër duke e monitoruar, derisa më e keqja të kalojë.
Fëmijët që vuajnë nga "terrori i natës" mund të ecin përgjumësh, kështu që ju duhet të siguroheni që dritaret të jenë të mbyllura gjatë natës dhe në dysheme të mos ketë objekte që mund t'i lëndojnë.
Por çfarë e shkakton këtë fenomen dhe a mund të parandalohet?
Nuk ka asnjë mënyrë përfundimtare për të parandaluar "terroret e natës" sepse askush nuk e di ekzaktësisht pse lindin. Ajo që dihet me siguri është që fëmijët që e përjetojnë, jo domosdoshmërisht kanë probleme psikologjike apo janë të shqetësuar për diçka.
Ilaçet apo kafeina mund të kontribuojnë tek ky fenomen. Gjithashtu, nëse një pjesëtar tjetër i familjes suaj vuan nga diçka e tillë, ka gjasa që të trashëgohet edhe te fëmija.
Nëse vini re që "terroret e natës" te fëmija juaj ndodhin në të njëjtën orë çdo herë, mund të provoni "zgjimin e programuar", që do të thotë se mund të zgjoni fëmijën tuaj 15 ose 20 minuta para se të përjetojë "terrorin e natës".
Artikuj të sugjeruar:
- 11 veprime të zakonta të fëmijëve për të cilat prindërit shqetësohen së koti
- Kjo shprehje që përdorin vetëm prindërit e mirë do t'ju mbushë sytë me lot
- Si mund të mbroni një adoleshent nga bullizmi që lidhet me seksualitetin
- 5 gjëra që thonë njerëzit tinëzarë kur harrojnë emrin e dikujt
- Falenderoni prindërit nëse ju kanë mësuar të refuzoni të përdorni këto shprehje
Burimi: Kids Health