Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

11 Prill 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shtëpia e Bardhë njofton se tarifa për importet kineze arrin deri në 145%

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi një taksë të re prej 125% për mallrat nga Kina të mërkurën, por Shtëpia e Bardhë ka sqaruar se norma është mbi një taksë tashmë ekzistuese prej 20%.

Tarifa prej 20% ishte vendosur më parë për importin e mallrave kineze për shkak të pretendimeve të Trump sa i përket rolit të Kinës në furnizimin e fentanilit në SHBA.

Në një postim të gjatë në platformën e tij të mediave sociale, Trump tha se vendimi për të vendosur taksën shtesë prej 125% ishte për shkak se Kina tregon një "mungesë respekti" ndaj tregjeve botërore.

BE ndalon tarifat kundër SHBA-së: “Po i japim një shans negociatave"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Bashkimi Europian ka pezulluar përkohësisht tarifat kundër Shteteve të Bashkuara për të vazhduar më tej bisedimet me administratën e Donald Trump se si të zgjidhej ajo që, deri pak orë më parë, po formohej si një luftë tregtare gjithëpërfshirëse.

Pezullimi do të qëndrojë në fuqi për të paktën 90 ditë.

Tarifat u miratuan të mërkurën nga vendet anëtare, duke synuar pothuajse 21 miliardë euro në produkte amerikane, si sojë, bakër, hekur, motoçikleta, varka dhe lëng portokalli.

Lufta në Ukrainë: Kina mohon pretendimet e Zelensky

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kina ka mohuar në mënyrë kategorike pretendimet e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili tha se Pekini është i vetëdijshëm se shtetasit e tij po rekrutohen për të luftuar për Rusinë në luftën në Ukrainë.

Zelensky deklaroi të mërkurën se autoritetet ukrainase kanë të dhënat për 155 shtetas kinezë që po luftojnë përkrah Rusisë, pas një videoje të publikuar nga ushtria ukrainase, e cila pretendon se ka kapur dy mercenarë kinezë në lindje të Ukrainës.

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, tha se "ne do i këshillojmë palët përkatëse që ta njohin rolin e Kinës në mënyrë të saktë dhe të qartë dhe të shmangin shprehjen e komenteve të papërgjegjshme".

Lufta në Gaza: 21 viktima nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës vazhdojnë të përshkallëzohen, duke sjellë një tjetër bilanc tragjik. Të paktën 21 persona humbën jetën nga bombardimet dhe breshëritë e zjarrit të ushtrisë izraelite, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Sulmet goditën sidomos Khan Younis dhe qytetin e Gazës, duke shtuar më tej dhimbjen dhe shkatërrimin në një rajon tashmë të rënduar nga lufta, sipas mediave ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e viktimave të fundit janë raportuar të jenë nga qyteti i Gazës, ku breshëria e sulmeve ka shkaktuar panik dhe shkatërrim të mëtejshëm.